Foto ilustruese

Elbasan/ 54-vjeçarja gjendet e vdekur në pyll! U largua nga banesa një ditë më parë, nipi denoncoi në polici

13 Dhjetor 2021, 14:22| Përditesimi: 13 Dhjetor 2021, 14:25

  • Share

Një grua është gjetur e pajetë në fshatin Zavalin të Elbasanit. Sipas raportimeve, gruaja ishte shpallur në kërkim pasi u largua nga banesa një ditë më parë.

Nga veprimet paraprake të autoriteteve në trupin e 54-vjeçares me inicialet P.B., nuk janë konstatuar shenja dhune.

Burime bëjnë me dije se ka qenë nipi i saj i cili ka kallëzuar në polici se tezja ishte larguar nga banesa duke mos u kthyer më.

Sakaq, vijojnë hetimet nga grupi hetimor për të përcaktuar shkakun e vdekjes së 54-vjeçares.

Njoftimi i Policisë
Më datë 13.12.2021, rreth orës 13:10, në fshatin Zavalin, Elbasan, është gjetur e pajetë, në pyll, pa shenja dhune, shtetasja P. B., 54 vjeçe, banuese në fshatin Zavalin.

Kjo shtetase ishte shpallur në kërkim për largim nga banesa, pasi më datë 12.12.2021, rreth orës 16:00, shtetasi Th. S., 30 vjeç, banues në fshatin Zavalin, Elbasan, ka bërë kallëzim se ishte larguar nga banesa, tezja e tij, shtetasja P. B., 54 vjeçe, banuese në Zavalin.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?