Elbasan, 100 fëmijë në ditë në
pediatri, shkak temperaturat

4 Janar 2014, 22:45| Përditesimi:

  • Share
ELBASAN - Fluks fëmijësh në pediatrinë e qytetit të Elbasanit. Virozat e shumta kanë prekur një pjesë të mirë të fëmijëve të cilët kanë ardhur në gjendje të rëndë pranë reanimacionit spitalor.
Mjekja pediatre Irena Palloshi, thotë për A1 Report se, “kemi një shtim të fluksit të fëmijëve të cilët paraqiten për vizita pranë spitalit tonë, dhe ky numër shkon mbi 100 fëmijë në ditë”.
 
“Shkaku kryesor i shtimit të fluksit të famijëve pranë pediatrisë janë temperatura e pazakonta për këtë stinë. Fëmijët që mjekohen pranë qendrës Rajonale të Pediatrisë së Elbasanit janë me traktet respiratore dhe me traktet tretës, pra fëmijët vijnë për tu vizituar kryesisht për laringitin, bronkopneumoni, bark e të vjella”, shprehet mjekia pediatre.
 
Sipas saj, edhe prindërit kanë një pjesë të fajit për sëmundjet e fëmijëve, pasi i veshin fëmijët shumë më trashë nga sa është tëmperatura e ambientit përjashta. “Më kanë ardhur fëmijë të cilët kishin të veshur tri palë tuta dhe kjo ndikon në djersitjen e fëmijës, duke u bërë stimules për sëmundjet e tyre”, thotë mjekja Irena Palloshi.
 
Apeli i mjekes është se në rast së prindërit të cilët vërejnë një shtim të kollës tek fëmijët e tyre, atëherë, duhet ti drejtohen mjekut të familjes ose pranë qëndrës shëndetësore për një shërbim më të kualifikuar.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?