Kreshnik , Heroina dhe Malsor Mehmetaj

Ekzekutuan dy nxënës e shoferin në Gllogjan të Kosovës, në pranga tre personave! Shenjestra drejtuesi i autobusit, prej tij ishte vetëvrarë e afërmja e të arrestuarve

11 Dhjetor 2021, 20:18| Përditesimi: 11 Dhjetor 2021, 22:53

  • Share

KOSOVË- Arrestohen tre persona për vrasjen në Gllogjan të Kosovës.  Tre të arrestuarit për vrasjen e shoferit Gani Gjokaj dhe dy nxënësve Genta Mustafaj dhe Ledion Hamzaj në Gllogjan janë Halil Mehmetaj dhe dy djemtë Kreshnik dhe Malsor Mehmtaj.

Sipas mediave kosovare, motivet e këtij sulmi lidhen me një rast të vetëvrasjes të një vajze nga Gllogjani, më konkretisht të 20-vjeçares Heroina Mehmetaj në qershor të këtij viti, që është familjarja e autorëve. Sipas familjes së vajzës së vetëvrarë arsyeja e kësaj vetëvrasje është shoferi i autobusit, Gani Gjokaj. 

Prokuroria e Pejës e cila thirri një konferencë të jashtëzakonshme në orën 21:30 konfirmoi arrestimin e 3 të dyshuarve kryesor për vrasjen e trefishtë që tronditi mbarë opinionin publik. 

“Pas ndodhjes së rastit kemi filluar hetimet intensive me ndihmën e Prokurorisë së Shtetit. Pas punës intensive janë arrestuar tre persona me dyshimin se kishin kryer veprën penale të vrasjes së rëndë. Prokuroria i ka ndaluar për 48 orë”, ka thënë kryeprokurori Agim Kurtmehaj.

Lidhur me lajmin e arrestimeve ka reaguar edhe Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili tha se askush nuk mund të fshihet pas krimit dhe drejtësia e gjen dhe ndëshkon çdo person të përfshirë.

Ngjarja e rëndë e regjistruar mbrëmjen e së shtunës të 27 nëntorit, në Kosovë ka tronditur opinion publik në mbarë vendin. Tre persona mbetën të varë si pasojë e një sulmi me kallashnikov drejt një autobusi në Gjollan të Deçanit.Viktima mbetën dy nxënësit Ledion Hamzaj, 16 vjeç dhe Gentiana Mustafaj, 17 vjeç si edhe shoferi i autobusit Gani Gjokaj. Një person tjetër mbeti i plagosur por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Mediat kosovare shkruajnë se nxënësit po ktheheshin nga shkolla dhe këtë rrugë ata e bënin çdo ditë.

3 viktimat Gentjana Mustafaj,shoferi Gani Gjoka , Ledjon Hamzaj

1639255470_KreshnikdheMalsorMehmetaj22.jpg

 

Kreshnik, Heroina dhe Malsor Mehmetaj

Ora 22:26
Arrestimet për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, Haradinaj: Askush nuk mund të fshihet pas krimit, drejtësia arrin këdo

Lajmin për arrestimin e tre personave për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, e ka përshëndetur edhe Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ai tha se askush nuk mund të fshihet pas krimit dhe drejtësia e gjendhe ndëshkon çdo person të përfshirë.

"Përshëndes kapjen e të dyshuarve për krimin që ndodhi në Gllogjan disa javë më parë. Ky është një mesazh i qartë se askush nuk mund të fshehët pas krimit dhe se drejtësia do të arrijë te secili. Organet e rendit dhe drejtësisë i përgëzoj për punën e tyre intensive në dobi të ndriçimit të rastit që na ka tronditur të gjithëve.", shkruan ai.

 

Ora 21:44
U arrestuan për sulmin ndaj autobusit në Gllogjan, ja kush janë dy vëllezërit e vrasjes së trefishtë

Kreshnik dhe Malsor Mehmetaj, janë dy nga të arrestuarit për sulmin ndaj autobusit në Gllogjan. Persni i tretë i arrestua është babai i dy djemve, por ende nuk kanë qarkulluar fotografitë e tij.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?