Autori Angjelin Stërkaj dhe viktima Armando Beqiri

Kronikë

Ekzekutoi shokun e tij në derën e shtëpisë në Islandë, dënohet me 16 vite burg Angjelin Sterkaj: E bëra për arsye personale

8 Nëntor 2021, 10:11| Përditesimi: 8 Nëntor 2021, 10:16

  • Share

Angjelin Sterkaj është dënuar me 16 vite burg për vrasjen e shqiptarit Armando Beqiri më 13 shkurt 2021. Armando Beqiri u qëllua disa herë para shtëpisë së tij në Reykjavík të Islandës.

Sterkaj ka pranua më herët krimin duke thënë se e ka bërë vrasjen për arsyes personale pasi ishte kërcënuar nga Beqiri dhe se asnjë person tjetër nuk ka qenë i përfshirë në ngjarje. Përveç dënimit me burg, gjykata vendosi që Angjelin Sterkaj duhet t'i paguajë gruas së Beqirit dhe prindërve të tij shuma të ndryshme dëmshpërblim.

Gjykata liroi nga akuzat 3 të arrestuarit e tjerë, 2 burra dhe të dashurën e Agjelin Sterkaj, pasi nuk kishte prova që ato të ishin përshirë në ekzekutimin e shqiptarit Beqiri.

Armando Beqiri u ekzekutua me pistoletë silenciator më 13 shkurt në derë të shtëpisë, rreth orës 23:57, sapo ishe kthyer në shtëpi dhe kishte parkuar makinën. Beqiri jetonte prej vitesh në Islandë dhe ishte pronar i një kompanie sigurie fizike, që në shumë pak kohë kishte arritur një sukses të mënjëhershëm. 33 vjeçari nga Tepelena  la pas gruan e tij shtatzënë dhe një djalë të vogël, të cilët ishin në shtëpi kur ai u qëllua.

Angjelin Sterkaj ishte fshehur në një garazh dhe kur Armando doli nga garazhi pranë shtëpisë së tij pasi parkoi makinën, Angjelini e qëlloi atë nëntë herë në trup dhe kokë me një pistoletë Sig Sauer të kalibrit 22. Angjelin Sterkaj  nuk është një emër i panjohur edhe për policinë shqiptare, pasi është shpallur në kërkim për vjedhje me dhunë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?