Pamje nga vendi i ngjarjes

Kronikë

Ekzekutoi punonjësin e shëndetësisë në Greqi, zbardhet dëshmia e 32-vjeçarit shqiptar: Ai më kishte bërë magji prandaj e vrava

2 Maj 2021, 16:48| Përditesimi: 2 Maj 2021, 20:23

  • Share

Një 32-vjeçar shqiptar, i cili akuzohet për vrasjen e një 60-vjeçari grek, punonjës në qendrën shëndetësore Kalivia, pritet të njihet me masën e sigurisë të mërkurën, 5 maj.

Ngjarja ndodhi në 23 dhjetor, të vitit të kaluar dhe 32-vjeçari pas krimit u largua drejt Shqipërisë, për disa kohë për t'u fshehur, por pas bashkëpunimit të autoriteteve greke me ato shqiptare, u bë i mundur arrestimi i tij, në një fshat të vendit tonë.

Autori pranoi krimin, ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, iu gjetën dhe konfiskuan një armë gjahu, një kamë dhe 31 gëzhoja.

Ndërkohë që pas dorëzimit tek autoritetet greke, është zbardhur edhe dëshmia e tij në polici, e cila hodhi edhe më shumë dritë mbi ngjarjen e rëndë.

Ai tha se punonjësi i shëndetësisë i kishte bërë magji dhe kjo ishte arsyeja se pse e vrau.

“Më kishte grabitur shërbimet publike ai dhe gruaja e tij, e cila ishte menaxherja. Pastaj ai më bëri magji dhe kjo është arsyeja pse vendosa ta vras. Unë e bleva armën nga Menidi dhe pas vrasjes e hodha larg”, tha autori 32-vjeçar.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?