Ekzekutoi ish dhëndrin në 2021, Prokuroria e Tiranës kërkon burgim të përjetshëm për Mexhit Picarin! 35 vite për të bijën

22 Qershor 2023, 15:33| Përditesimi: 22 Qershor 2023, 16:49

  • Share

TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka kërkuar burg përjetë për autorin e vrasjes së Kudret Saliajt në qershor të 2021, Mexhit Picari dhe 35 vite për Dhurata Picarin. Baba e bijë akuzohen se vranë para Gjykatës së Tiranës 41-vjeçarin Kudret Saliaj, babai i tre fëmijëve të mitur.

Sipas prokurorisë e Tiranës babë e bijë kanë bashkëpunuar për vrasjen e Kudret Saliajt pasi ky i fundit i kërkoi divorcin Dhuratës. 

Pas asaj ngjarjeje të rëndë, familjen e kanë ndjekur tragjeditë. Më 3 shkur ttë këti viti, Dhurata Picari humbi të birin, Enjo Saliajn.   njo Saliaj, i cili po udhëtonte me motor elektrik, u përplas nga një makinë me drejtues Sildi Krashin, 19-vjeç, i arrestuar tashme nga policia. Sipas policisë nga kqyrja e vendit të ngjarjes dyshohet se i riu ka prerë rrugën makinës. 

Enjo Saliaj, është djali i Kudret Saliajt, i cili u vra nga nga vjerri në qershor të vitit 2021, Mexhit Picari. Vrasja e Saliajt erdhi pas shumë debatesh dhe përplasje mes çiftit, Kudret Saliaj dhe Dhurata Saliaj. Ndërkohë, pas arrestimit të Dhurata Saliajt, për vrasje në bashkëpunim, kujdestarinë e 3 fëmijëve të çiftit e ka marrë xhaxhai i tyre, vëllai i Kudret Saliajt.

Si ndodhi ngjarja?
Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e datës 4 qershor në një lokal pranë Gjykatës Civile, në Tiranë, ku Mexhit Picari, 53 vjeç vrau në mes të lokalit, bashkëshortin e vajzës në proces divorci, Kudret Saliaj 41 vjeç, pak minuta para seancës së 5-të. I plagosur, jashtë rrezikut për jetën, mbeti dhe avokati i viktimës, Adriatik Cama. Kudret Saliaj u qëllua me 8 plumba, nga vjehrri, ndërsa në trup e kanë kapur 5 plumba.

Viktima në momentin që është vrarë nga ish-vjehrri, ndodhej pranë gjykatës duke konsumuar një kafe me avokatin e tij në këtë proces divorci, Adriatik Cama i cili po ashtu mbeti i plagosur. Konflikti për kujdestarinë e fëmijëve solli vrasjen te Gjykata e Tiranës, ku mamaja do t'i takonte në prani të psikologes! E vetme, pa 3 fëmijët, për të cilët ka humbur kujdestarinë dhe pa bashkëshortin që sot nuk jeton më, 33-vjeçarja Dhurata Saliaj ndodhet në paraburgim me babanë, i cili më 4 qershor vrau me 5 plumba, bashkëshortin me të cilin ishin në proces divorci.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tao: 22/06/2023 16:19

    Kane vrare nga 5 veta dhe i denojne me 35 vjet burg, ndersa kur vjehrri vret dhendrin dhunues denohet me te perjetshem, ndersa vajza 35 vite njejte me Julian Sinanajn, Kostandin Xhuvanin, Dokle & Co. Te dobtin e shembin pertoke, ndersa te fortin e perkedhelin dhe keshtu permiresohen edhe statistikat. Krimi eshte i denueshem gjithesesi dhe ngushellime familjes se te ndjerit.

    Përgjigju
    • TAULANT: 21/11/2023 20:59

      Ke shume te drejte

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?