Foto ilustruese

Ekzekutoi gruan në Greqi me pushkë gjahu, i moshuari pas vrasjes: Nuk kam kaluar mirë me të dhe e vrava

21 Korrik 2023, 09:45| Përditesimi: 21 Korrik 2023, 09:46

  • Share

GREQI- “Nuk kam kaluar mirë me të, ndaj e vrava”. Me këto fjalë ka justifikuar aktin e makabër një 88-vjeçar në Greqi i cili ka vrarë ish gruan e tij me pushkë gjahu.

Sipas informacioneve të protothema.gr nga burime policore, i moshuari nuk ka dhënë shpjegime të qarta për motivin e vrasjes, por ka deklaruar se mes tij dhe bashkëshortes ka pasur probleme që e kanë çuar përfundimisht drejt krimit.

Historia tragjike ka ndodhur mesditën e së enjtes në zonën e Kalkidës kur 88-vjeçari ka marrë pushkën e gjuetisë dhe ka qëlluar 84-vjeçaren për vdekje.

Duhet theksuar se, sipas të dhënave të deritanishme, i moshuari nuk përballet me probleme psikologjike dhe dyshohet se ka vepruar me mendje të kthjellët.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?