Flamur Beiqiri, bashkëshortja dhe djali i tyre

Ekzekutoi bosin shqiptar të drogës në sytë e bashkëshortes dhe fëmijës, dënohet krimineli në Suedi! Gjykata: Përplasje bandash

13 Shkurt 2022, 08:09| Përditesimi: 13 Shkurt 2022, 08:12

  • Share

Pjesëtari i një bande kriminale droge i cili vrau shqiptarin Flamur Beiqiri në sytë të gruas dhe fëmijës, është dënuar përfundimisht nga Gjykata Southwark Crown.

Anis Fouad Hemissi, tani 24 vjeç, vrau Beqirin në një pritë të organizuar prej kohësh, si pasojë e “përplasjeve” të forta midis dy rrjeteve kriminale rivale të drogës.

Hemissi, një shtetas suedez-tunizian, ishte pjesë e një ekipi prej katër vrasësish të dërguar nga Suedia për të vrarë 36-vjeçarin, babanë e dy fëmijëve në prag të Krishtlindjeve në 2019.

Ku janë 3 bashkëpunëtorët e Anis?

Shtetasi suedez Estevan Pino-Munizaga, 35 vjeç, u lirua nga akuza për vrasje, por u shpall fajtor për një akuzë alternative për “vrasje nga pakujdesia.”

Tobias Andersson, 32 vjeç dhe Bauer Karaer, 23 vjeç, gjithashtu nga Suedia, u liruan nga të dyja akuzat.

Kushëriri i Karaerit, Ahmet Karaer, i dyshuar se ka ndihmuar në financimin, planifikimin dhe organizimin e vrasjes, kërkohet nga policia, pasi u deportua nga Egjipti, ku u arrestua për kontrabandë droge.

Beqiri, i cili ishte vëllai i ish-yllit të “Real Housewives of Cheshire”, Misse Beqiri, po kthehej në shtëpi dorë për dore me gruan e tij Debora Krasniqi dhe djalin e tyre dy vjeçar kur u vra.

Prokurorja e lartë e Shërbimit të Prokurorisë së Kurorës, Louise Attrill, tha se vrasja ishte pjesë e një "një rivaliteti kokë më kokë midis dy grupeve shumë të rëndësishme të krimit të organizuar".

Pamjet e kamerave të sigurisë pranë vendit të krimit, të cilat janë shfaqur në gjykatë, tregojnë qartë goditjen me tre plumba jashtë shtëpisë së viktimës nga 24-vjeçari i dënuar.

Në video siç shkruajnë mediat vendase, është dëgjuar edhe britma e bashkëshortes së tij teksa shtrëngon në duart e saj djalin e tyre në atë kohë vetëm 2 vjeç.

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Albanistanasi: 13/02/2022 11:31

    Na felliqen emrin keto trafikantet e droges gjthandej.

    Përgjigju
    • Agjenti: 13/02/2022 12:30

      Duhet me nderru kombesi

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?