Ekzekutohet në derë të shtëpisë shqiptari në Islandë, pronar i një kompanie sigurie! Mbi 5 plumba me pistoletë me silenciator pas shpine, në qafë e kokë! 4 të arrestuar (Emri)

17 Shkurt 2021, 07:57| Përditesimi: 17 Shkurt 2021, 16:56

  • Share

33 vjeçari Armando Beqiri nga Tepelena është ekzekutuar me pistoletë silenciator të shtunën në Reykjavík të Islandës në derë të shtëpisë në mesnatë, rreth orës 23:57.

Ai sapo ishe kthyer në shtëpi dhe kishte parkuar makinën, ndërsa autori i cili po e priste e ka qëlluar me më shumë se 5 plumba, pas shpine, në qafë dhe kokë. Pavarësisht se u dërgua menjëherë në spital, 33 vjeçari nuk mundi t’u mbijetonte plagëve. 

Mediet e huaja raportojnë i riu la pas gruan e tij shtatzënë dhe një djalë të vogël, të cilët ishin në shtëpi kur ai u qëllua. Fqinjët e familjes shqiptare që jetonte prej disa vitesh në Reykjavík u shprehën se nuk i kishin dëgjuar krismat. 

Beqiri jetonte prej shumë vitesh në Islandë dhe ishte pronar i një kompanie sigurie fizike, që në shumë pak kohë kishte arritur një sukses të mënjëhershëm. Lidhur me vrasjen e tij janë arrestuar 4 persona, një prej tyre nga Lituania, i lidhur me botën e krimit. 33 vjeçari nga Tepelena dyshohet si i përfshirë në këtë aktivitet kriminal, dhe një nga pistat e vrasjes së tij është për larje hesapesh. Të arrestuarit janë paraqitur para Gjykatës së Rrethit Reykjavík mbrëmjen e djeshme, ndërsa policia vijon hetimin për zbardhjen e ngjarje. 

Ora 08:58
Ekezkutimi i shqiptarit në Islandë, arrestohen 4 persona, njëri i lidhur me botën e krimit! Dyshohet për larje hesapesh

Lidhur me vrasjen e shqiptarit Armando Beqiri me armë me silenciator në shtëpinë e tij në Islandë janë arrestuar 4 persona, një prej tyre nga Lituania, i lidhur me botën e krimit. Ndërkaq mediet e huaja thonë se edhe shqiptari dyshohet si i përfshirë në këtë aktivitet dhe vrasja e tij mund të jetë për larje hesapesh.

Ora 08:39
Si u vra shqiptari në Islandë, autori e priti sa parkoi makinën në shtëpi, e qëlloi pas shpine, në qafë e kokë! Zbrazi drejt tij mbi 5 plumba

1613545609_AAEDFCF79600A38319BEB5D54392B1680B73159ED1138E6D2ECBC7BE6D0290ED713x0.jpg

Detaje të reja zbardhen në lidhje me vrasjen e shqiptarit Armando Beqiri në Islandë. Shqiptari sapo kishte parkuar makinën dhe po hynte në shtëpi në orën 23:57 kur u qëllua me armë. Autori i kishte bërë pritë në prag të shtëpisë me më shumë se 5 plumba.

Pavarësisht dërgimit me shpejtësi në spital, ai nuk mundi t’u mbijetonte plagëve. Ai u qëllua në shpinë, qafë dhe kokë me armë zjarri.

Fqinjët e familjes shqiptare që jetonte prej disa vitesh në Reykjavík u shprehën se nuk i kishin dëgjuar krismat. Deri tani janë arrestuar 3 persona, ndërsa një i katërt që dyshohet se ka lidhje me vrasjen ndodhet në paraburgim.

Një nga të arrestuarit është Lituanez i lidhur me botën e krimit. Ndërkaq edhe shqiptari dyshohet si i përfshirë, dhe vrasja e tij mund të jetë për larje hesapesh.

Ora 08:23
Beqiri u ekzekutua 3 ditë para ditëlindjes, ishte pronar i një kompanie sigurie! Mediet e huaja: Armiqtë i numëroheshin me gishtat e dorës

Armando Beqiri është vrarë 3 ditë para se të bënte 33 vjeç. Ai ishte pronari i një kompanie sigurie fizike, që në shumë pak kohë kishte arritur një sukses të mënjëhershëm. Ai kishte mësuar gjuhën e vështirë islandeze, e ishte bashkëpronar i një biznesi, një kompanie sigurie fizike, që po arrinte mjaft sukses. Mësohet se 33-vjeçari në vitin 2012 kishte udhëtur në Greqi, ndërsa më pas në Islandë ku dhe kishte fituar nënshtetësinë. Mediet e huaja shkruajnë se armiqtë e tij numëroheshin me gishta, pasi nijhej si njeri i rregullt dhe miqësor.

“Armiqtë e tij në Rauðagerði, vend ku edhe jetonte, thuhet se ishin të paktë, madje mund të numëroheshin me gishtat e dorës”, theksohet në njërin prej shkrimeve. I riu nga Tepelena ishte larguar nga Shqipëria drejt Greqisë në vjeshtën e vitit 2012. Pak më shumë se dy vjet më vonë, në ditën e Krishtlindjeve, zbarkoi në Islandë, një vend me të cilin u dashurua. 

Ora 08:10
Kush është shqiptari që u ekzekutua në derë të shtëpisë në Islandë, brenda ndodhej gruaja e tij shtatzënë dhe djali i vogël

1613545731_armandobeqiri.jpg

Armando Beqiri 33-vjeç është shqiptari që u ekzekutua mbrëmjen e së shtunës në derën e shtëpisë në Reykjavík të Islandës. Mediet e huaja raportojnë se Beqiri kur është qëlluar në derë të shtëpisë, brenda kishte gruan e tij shtatzënë dhe një djalë të vogël.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?