EMRI/ Ekzekutohet me pesë plumba shqiptari në Greqi! U gjet në trotuarin para shtëpisë i mbuluar nga gjaku, dyshohet se u vra për larje hesapesh

27 Korrik 2023, 09:03| Përditesimi: 27 Korrik 2023, 15:07

  • Share

Një 37-vjeçar shqiptar është ekzekutuar me pesë plumba gjatë mesnatës në Selanik të Greqisë, teksa po dilte nga makina për të hyrë në pallatin e tij në rrugën Vizyinou.

Erald Jonuzi është viktima e atentatit që tronditi Selanikun mbrëmjen e shkuar.

Mediat greke raportojnë se ngjarja ka ndodhur reth orës 00:50, kur 37-vjeçari po kthehej i vetëm për në shtëpinë e tij dhe pasi parkoi makinën ai u drejtua drejt hyrjes së pallatit pa e ditur se aty e prisnin për ta vrarë.

Sipas informacioneve nga policia, ekzekutorët kanë qëlluar disa herë drejt 37-vjeçarit, derisa në vëndngjarje ka mbërritur autoambulanca, ku ka gjetur trupin e 37-vjeçarit në trotuar.

Paraprakisht dyshohet se vrasja është bërë për larje hesapesh. Policia ka shkuar në vendngjarje, ndërsa 37-vjeçari u gjet i përgjakur në trotuar me pesë plumba në trup.

I riu është transportuar në spital, por ka ndërruar jetë pak kohë më vonë.

Paraprakisht dyshohet se vrasja është bërë për larje hesapesh.

 

 

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?