Ekzekutohet 41 vjeçari në Fier, ja çfarë deklaron policia

7 Dhjetor 2023, 11:24| Përditesimi: 7 Dhjetor 2023, 11:54

  • Share

 

Policia jep informacion lidhur me vrasjen në Fier. Viktima është Elton Javori. 

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 11:00, në lagjen "16 prilli", është vrarë me armë zjarri shtetasi E. J., 41 vjeç, banues në Fier.

Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë identifikuar autorin dhe po punojnë për kapjen e tij.

Janë ngritur pika kontrolli në çdo aks rrugor, si dhe vijon intensivisht krehja e zonës.

Ndërkaq, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.


Lajmi kryesor:

Atentat në Fier/ Ekzekutohet 41 vjeçari Elton Javori, në kërkim ekzekutori! Foto ekskluzive të autorit e makinës me të cilën u largua! (EMRAT)


S.G//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?