Kronikë

Ekzekutimi në Elbasan/ Policia jep njoftimin zyrtar

11 Maj 2021, 20:52| Përditesimi: 11 Maj 2021, 20:54

  • Share

1620757439_elbasan2.jpg
Policia ka dhënë njoftimin zyrtar lidhur me ekzekutimin e 41-vjeçarit, Everest Çakës në Elbasan.

"Rreth orës 20:10, në lagjen "Skënderbe", Elbasan,  në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri në mjet  shtetasi E.Ç, rreth 41 vjeç si dhe është plagosur në dorë bashkëshortja e tij shtetasja S.Ç., jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën.Janë ngritur pika konrolli në hyrje - daljet në qytetin e Elbasanit dhe vijon kontrolli i zonës.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe  vijon puna për  zbardhjen e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e  kapjen e autorit/ve", njofton Policia. 


Lajmi kryesor:

Elbasan/ Ekzekutohet me silenciator 41 vjeçari në makinë në sy të gruas! Vite më parë iu vra vëllai dhe kushëriri, lidhja me 2 vrasjet e bujshme të korrikut 2020! 2 autorët në kërkim (VIDEO)


B.K./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?