EMRI/ Qëlloi bashkëatdhetarin e tij me plumb në gjoks në Itali, si ra në pranga 29-vjeçari

20 Tetor 2023, 08:57| Përditesimi: 20 Tetor 2023, 10:06

  • Share

ITALI- Policia italiane ka zbardhur autorin e atentatit e dështuar ndaj një 28-vjeçari shqiptar në Itali, ngjarje e4 tetorit. Shqiptari u godit me plumb në gjoks teksa po udhëtonte me makinë për në punë por fatmirësisht shpëtoi. Policia arrestoi autorin e dyshuar, i cili është një tjetër bashkëkombës i tij, i identifikuar si Altin Jakini 29 vjeç.

Për shkak te plagëve, shqiptari përfundoi me makinë në kanal të thatë, ku u gjet dhe më pas u transportua drejt spitalit Santa Croce në Cuneo, aty ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Megjithatë motivet e atentatit mbeten ende të paqarta, pasi ende nuk dihet nëse ata njiheshin me njëri-tjetrin.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?