Ekzekutimi i Prek Tonajt në Shkodër për gjakmarrje, Eduart Ksolla mohon autorësinë e krimit: S'kam qenë në vendin ku ndodhi ngjarja! Hetuesit i gjejnë gjurmë baruti në duar

15 Shkurt 2022, 10:25| Përditesimi: 15 Shkurt 2022, 13:28

  • Share

30 vjeçari Eduart Ksolla, i cili u arrestua nga Policia e Shkodrës për vrasjen e 47 vjeçarit Prek Tonaj, ka mohuar krimin para oficerëve të grupit hetimorë të bluve të Shkodrës.

Burimet bëjnë me dije se 30 vjeçari, nuk ka pranuar akuzat për vrasjen e 47 vjecarit Prek Tonaj mbrëmjen e së dielës.

Ai ka deklaruar se nuk ka qenë atë natë në vendin e ngjarjes, ndërkohë që prova që mendohet se ka bindur hetuesit e policisë se ky shtetas është autor i dyshuar i vrasjes janë gjurmët e barotit.

Policia e Shkodrës i ka shkuar në banesë 30 vjeçarit Ksolla menjëherë pas vrasjes, pasi dyshohet se kjo ngjarje ka lidhje me konfliktet e hasmërisë mes dy fiseve. Ai është marrë nga banesa e tij dhe është shoqëruar për në ambientet e komisariatit të Policisë së Shkodrës.

Gjatë kontrollit në banesën e 30 vjeçarit nuk i janë gjetur armë, megjithatë tashmë mbi 30 vjeçarin rëndon akuza e vrasjes për gjakmarrje.

Ksolla, 30 vjeç, lindur në Nicaj, Shosh dhe banues në fshatin Grudë e Re, u vu në pranga ditën e djeshme.  Eduart Ksolla është i biri i Pal Ksollës, i cili është vrarë në vitin 1996 nga një nga anëtarët e familjes Tonaj. 

Arrestimi i tij u bë për veprën penale “Vrasja për gjakmarrje”, pasi nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera dyshohet si autor i vrasjes së 47-vjeçarit Prekë Tonaj, për motive gjakmarrjeje.

47-vjeçari Pek Tonaj, u ekzekutua me breshëri kallashnikovi me armë zjarri mbrëmjen e kaluar në fshatin Grudë e Re në Shkodër, brenda një lokali. Prek Tonaj prej disa vitesh ishte përgjegjës i ujësjellës kanalizime për Njësinë Vendore "Rrethina", ndërsa nuk fshihej nga frika e gjakmarrjes. Tonaj ishte person me precedentë, i arrestuar 11 vite më parë për tentativë vrasje.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?