Liridona Ademaj dhe Naim Murseli

Ekzekutimi i Liridona Ademajt, gjykata e Prishtinës lë në burg Naim Murselin dhe 2 të dyshuarit e tjerë për krimin e rëndë

13 Dhjetor 2023, 19:14| Përditesimi: 13 Dhjetor 2023, 19:29

  • Share

Tre të arrestuarit për vrasjen e Liridona Ademajt në Prishtinë në 29 nëntor, Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla janë lënë në burg nga Gjykata e Apelit e Kosovës.

Avokatit të Naim Murselit iu refuzua kërkesa për ndryshimin e masës ndaj klientit të tij, nën arsyetimin se është e pabazë.

Krimi makabër ndodhi në mbrëmjen e 29 nëntorit, pasi Liridona Ademaj së bashku me Naim Murselin që dyshohet se organizator i vrasjes dhe fëmijët e tyre, kishin darkuar në një restorant të kryeqytetit të Kosovës.

Ajo u ekzekutua në makinën që drejtohej nga Naim Murseli ndërsa ky i fundit me 2 fëmijët e mitur u larguan nga vendngjarja. Naim mUrseli e raportoi ngjarjen si grabitje, duke deklaruar në polici se grabitësit i kishin sulmuar dhe kishte arritur të shpëtonte vetëm 2 fëmijët e mitur.

Dy ditë më vonë, në 1 dhjetor, u bë arrestimi i Naim Murselit dhe Granit Plavës. Ky i fundit dyshohet se ekzekutoi Ademajn me porosi të Naim Murselit, i cili sipas tij i kishte premtuar 30 mijë euro nëse kryente vrasjen, një pjesë prej të cilave ia kishte dhënë.

Ndërsa arrestimi i tretë u konfirmua vetëm pak orë më vonë, pasi iu vunë prangat Kushtrim Kokallës, pjesëtar i Forcave të Sigurisë së Kosovës. Ndërsa ditë më parë, u arrestua edhe personi i katërt i cili dyshohet se siguroi armën për kryerjen e vrasjes. Deri më tani ka shumë pista hetimi, por edne nuk ka një ide mbi arsyen që mund ta ketë shtyrë Naim Murselin të porosiste vrasjen e bashkëshortes dhe nënës së fëmijëve të tij.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?