Ekzekutimi i Iljaz Çalit, autorët i dolën paralel dhe e qëlluan me kallashnikov

4 Prill 2022, 11:09| Përditesimi: 4 Prill 2022, 11:25

  • Share

1649049586_caliiljaz001.jpg

Iljaz Çali

Report Tv mëson se Iljaz Çali ka qenë duke lëvizur në autostradë në anën e shpejtësisë. Makina e autorëve i ka dal paralel dhe ka qëlluar me breshëri kallashnikovi.

Mjeti 'Land Rover' që po udhëtonte Çali ka ecur për rreth 80 apo 100 metër dhe ka përplasur trafik-ndarësen. Viktima po shkonte në shtëpi në Rinas të Ri kur u qëllua, ndërsa akoma është e paqartë ku kishte qenë gjatë darkës.

Makina e autorëve dyshohet se është larguar drejt Fushë Krujës, ndërsa asnjë gëzhojë nuk është gjetur në vendin e ngjarjes, ku autorët kanë qëlluar nga brenda mjetit pa lënë prova.


Lajmi kryesor:

U vra dje brenda në makinë, viktimës i kishin borxh 1 mln dollarë, kishte një biznes kromi! Dëshmia e të vëllait: Ne si familje s'kemi hasmëri! Asnjë gëzhojë në vendin e ngjarjes


  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?