Ekzekutimi i Gentjan Qarrit në Vlorë, 12 plumba e prekën në trup! Shoqërohen 15 persona në polici për t’u pyetur! Makina që u gjet e djegur, e vjedhur në Greqi

7 Shkurt 2021, 10:43| Përditesimi: 7 Shkurt 2021, 15:21

  • Share

Detaje të reja vijnë nga ekzekutimi i 40-vjeçarit Gentjan Qarrit ditën e djeshme në Vlorë. Gazetari i Report Tv, Armand Xhelili raporton se nga 20 plumba të shkrehur drejt tij, vetëm 12 kanë prekur trupin e 40-vjeçarit.

Plumbat janë zbrazur në pjesën e gjoksit, kraharorit dhe në brinjë ndërsa një pjesë tjetër në gjymtyrët e poshtme. Lidhur me këtë ngjarje, policia ka shoqëruar në komisariat 15 persona për t’u pyetur.

Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme (6 shkurt) në lagjen ’29 Nëntori’ në Vlorë ku 40-vjeçari Gentjan Qarri u ekzekutua me breshëri automatiku teksa po ecte në këmbë. Viktima i njohur ndryshe me pseudonimin ‘Geçe’ u qëllua nga dy persona të kamufluar të cilët po udhëtonin me një makinë.

Autorët e kamufluar dyshohet se janë larguar në drejtim të Pyllit të Sodës, ku është gjetur një makinë e djegur tip "Toyota Yaris" që dyshohet se është e tyre dhe prej andej lajnë larguar me një makinë tjetër. Brenda automjetit është gjetur edhe një kallashnikov tip "Sharrs" që mendohet se me të mund të jetë përdorur për ekzekutimin e 40-vjeçarit.

40-vjeçari kishte qenë i dënuar me 11 vite burg për drogë në Itali. Ai kishte 3 vite që kishte përfunduar dënimin dhe ishte kthyer në Vlorë, ku ishte martuar dhe punonte si hidraulik. Për shkak të dënimit me drogë pista e hetimit është përqëndruar tek larja e hesapeve.

Gentjan Qarri, vendi ku ndodhi vrasja dhe makina e djegur

E.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?