Kronikë

Ekzekutimi i Demir Backës në Fier, Shtëmbari: Ende asnjë i dyshuar, po hetohet në disa pista, konkurrenca në biznes më e forta

28 Tetor 2021, 15:04| Përditesimi: 28 Tetor 2021, 15:16

  • Share

 

Teksa kanë kaluar 3 ditë nga ekzekutimi i Demir Backës në Fier, ende nuk ka një autor të dyshuar për ngjarjen. Josif Shtëmbari, shef sektori në Drejtorinë e krimeve të rënda në Policinë e Shtetit, thotë në Report Tv se ende nuk mund të flitet për autorë të dyshuar dhe janë disa pista të cilat po ndiqen.

"Në lidhje me autorët në Fier po punohet intensivisht, janë caktuar grupe ekspertësh, bashkë me prokurorinë dhe Institutin e Policisë Shkencore. Ende nuk mund të flasim për autorë të dyshuar, derisa të provohen me prova të pakundërshtueshme. Jemi në gjurmët e autorëve të dyshuar, por nuk jemi tek provat konkrete. Kemi shoqëruar 17 persona për ngjarjen që po kalojnë në sitë të gjithë. Për Fierin po hetojmë në disa pista. E para në marrëdhëniet në komunitet, konfliktet në shoqëri e miqësi, aktiviteti i biznesit, dhe rrethana të tjera. Por më shumë po punohet për konkurrencën e biznesit dhe shoqëritë që ka pasur më përpara. Ka qenë me nipin. Kur ka shkuar të makina një makinë tjetër ka ardhur dhe ka qëlluar. Në ngjarje të kësaj kategorie grumbullohen të gjitha provat dhe informacionet. Për më tepër janë kamerat që fokusohen më shumë. Është qëlluar nga dera e pasme e makinës në parkingun e qendrës tregtare. Policia merr informacione nga të gjitha drejtimet", tha ai.

Ndërkohë që i pyetur për shoqërimin e personazhit Arben Isufi, të quajtur ndryshe Ben Qimja, Shtëmbari  thotë se duhet të jetë i shoqëruar për verifikim të informacioneve.

"Thuhet se kanë pasur më parë një konflikt, por vërtetimi duhet pritur", nënvizon eksperti.

Në vrasjen e Demir Backës dyshohet se kanë marrë pjesë qitës profesionistë nga qyteti i Vlorës, pasi është provuar se autorët kanë ardhur në Fier nga Vlora dhe janë kthyer sërish në Vlorë.

57 vjecari, ndonëse nuk ndërroi jetë në vend, nuk mundi t’i mbijetojë mbi 15 plumbave në drejtim të tij dhe humbi jetën rrugës për spital.

2 autorët qëlluan Demir Baçkën nga një makinë tip Benz, në lëvizje, me targa kosovare. Vetëm pak minuta pas ngjarjes, në anën tjetër të qytetit, një mjet po Benz u gjet totalisht i djegur, ndërsa mendohet se u përdor nga autorët e ngjarjes e më pas u braktis dhe iu vu zjarri për të humbur gjurmët.


Lajmi kryesor:

Vdekja e 4 rusëve në Qerret, Shefi në Krimet e Rënda për Report Tv: Gjendja e mushkërive të tyre na tregon për asfiksi! Ishin njerëz të thjeshtë, vëmendje maksimale hetimeve


K.T.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?