Armando Beqiri

Ekzekutimi i Armando Beqirit në derë të shtëpisë në Islandë, del ekspertiza mjeko-ligjore: U qëllua me 9 plumba, në kokë dhe në organe jetësore

19 Mars 2021, 08:41| Përditesimi: 19 Mars 2021, 09:39

  • Share

Ka dalë ekspertiza mjeko-ligjore për shqiptarin Armando Beqiri, 33 vjeç nga Tepelena, i cili është qëlluar për vdekje para shtëpisë së tij në Reykjavík të Islandës, më 13 shkurt, me nëntë plumba.

Sipas një raporti paraprak të autopsisë plumbat e kanë prekur në kokë dhe në organe jetësore. Në vendin e ngjarjes u gjetën nëntë gëzhoja, që korespondojnë me nëntë plagët në trupin e tij. Në momentin kur është ekzekutuar Beqiri sapo ishe kthyer në shtëpi dhe kishte parkuar makinën. Autori po e priste dhe e ka qëlluar pabesisht. Pavarësisht se u dërgua menjëherë në spital, 33 vjeçari nuk mundi t’u mbijetonte plagëve. 

Beqiri jetonte prej shumë vitesh në Islandë dhe ishte pronar i një kompanie sigurie fizike, që në shumë pak kohë kishte arritur një sukses të mënjëhershëm. Lidhur me vrasjen e tij janë arrestuar disa persona, një prej tyre nga Lituania, i lidhur me botën e krimit. 33 vjeçari nga Tepelena dyshohet si i përfshirë në këtë aktivitet kriminal, dhe një nga pistat e vrasjes së tij është për larje hesapesh. Ai la pas gruan e tij shtatzënë dhe një djalë të vogël, të cilët ishin në shtëpi në momentin kur u qëllua. 

Lidhur me vrasjen më parë u shoqëruan 10 persona nga 7 shtete, Shqipëria, Islanda, Spanja e Lituania. Njëri prej tyre shqiptar dhe sipas Frettabladid.is ai është një prej të dyshuarve kryesorë për vrasjen. Në banesën e tij janë gjetur gjurmë të armës së zjarrit, por ai është paraqitur vetë në polici dhe ka mohuar përfshirjen në krim. Një tjetër i arrestuar është nga Lituania dhe ka ka lidhje me botën e krimit. Janë më shumë se 20 hetues që po merren me këtë çështje dhe krimi mund të zbardhet shpejt. 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?