Ekzekutimi i Alket Muhos, avokati: Vrasja ishte për drogë! Etem dhe Dino Muhaj padrejtësisht nën akuzë

25 Dhjetor 2020, 14:29| Përditesimi: 25 Dhjetor 2020, 14:43

  • Share

Babë e bir, Etem dhe Dino Muhaj janë prej dy vitesh në paraburgim për vrasjen e Alket Muhos në fshatin Rabije të Memaliaj.

Në seancën e fundit gjyqësore janë marrë në pyetje dëshmitarët, të cilët kanë mohuar të kenë dijeni për ngjarjen.

Nga ana tjetër, avokati Tahir Novi pretendon se po mbahen padrejtësisht pas hekurave, pasi prokuroria nuk ka prova për fajësimin e tyre.

"Prokurori ka paraqitur një kërkesë për gjykim me prova indirekte sikurse e shkruan ai vetë në kërkesën ankimore. Nuk ka asnjë provë direkte në faktin se janë të pandehurit ata që kanë kryer veprën penale për të cilën akuzohen. Janë pyetur një numër jo i vogël dëshmitarësh por asnjë prej tyre nuk thotë se ka qenë i pranishëm dhe ka parë asgjë në lidhje me kryerjen e vrasjes" - tha avokati Tahir Novi.

Bashkëshortja e Muhajt, ka deklaruar se është vrarë nga trafikantët e drogës dhe jo nga kushërinjtë.

"Një pjesë e dëshmitarëve janë të gjithë të akuzuar dhe kanë vuajtur dënim për kultivim të bimëve narkotike. Gruaja e të ndjerit në hetim është shprehur  se burri i saj është vrarë nga personat që kultivonin lëndë narkotike. Është larguar nga Shqipëria në Francë dhe nuk është paraqitur në gjykimin e çështjes" - tha së fundmi avokati.

Gjyqi ndaj Etem dhe Dino Muhajt zhvillohet prej një viti në Gjykatën e Faktit në Gjirokastër me gjyqtar Pëllumb Vehbi dhe prokuror Julian Cafka. Ndër dyshimet kryesore të organit të akuzës është se Alket Muhaj është vrarë për shkak të konflikteve të përsëritura me motive pronësie.

Mirëpo mbrojtja pretendon se Etem dhe Dino Muhajt nuk kanë lidhje me vrasjen pasi nuk kanë qenë në fshat më 8 Shtator 2018, kur u gjet i pajetë 43-vjeçari. Seanca e radhës për këtë çështje u caktua më 18 janar 2021.

1608903775_alketmuho.jpg

Alket Muho

E.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?