Anija ‘Svanic’ që u përdor për trafikimin

Ekuipazhi ilegal me 69 shqiptarë drejt Britanisë, ‘goditet’ banda që trafikonte me përfitim miliona paund! Dënohen me 35 vite burg

22 Dhjetor 2021, 02:57| Përditesimi: 22 Dhjetor 2021, 03:20

  • Share

Shqiparët vijojnë të jenë protagonistët e mediave britanike sa i përket trafikimit drejt Anglisë, përdorimin dhe shitjen dhe lëndëve nakotike dhe metodikave të tjera ilegle për të përftuar para.

Një grup prej 5 burrash që kishte marrë formën e një bande u përpoqën të trafikonin përmes një anijeje peshkimi 69 shqiptarë drejt Britanisë së Madhe. Nga 69 shqiptarët që trafikoheshin ilegalisht 2 prej tyre ishin gra shtatzëna, ndërkohë që banda pritej të kishte një fitim prej 1 milion paund dhe mendohej se udhëtimet ishin planifikuar të ndodhnin të paktën çdo javë.

Ekuipazhi tërhoqi vëmendjen e autoriteteve, fillimisht në brigjet e Suedisë ku anija ‘Svanic’ u rrëzua dhe më pas në Britaninë e Madhe ku u kap me 69 emigrantë shqiptarë në bord.

Anija, e cila kishte 20 jelek shpëtimi në bord për 72 persona, u shoqërua në portin ndërkombëtar të Harëich dhe tre anëtarët e ekuipazhit u arrestuan nga Agjencia Kombëtare e Krimit me dyshimin për lehtësimin e imigracionit të paligjshëm . Hetuesit e NCA-së sekuestruan një laptop nga anija që u mundësoi atyre të identifikonin bandën me bazë në Mbretërinë e Bashkuar që kishte orkestruar përpjekjen.

Banda u dënua për komplot për të ndihmuar imigracionin e paligjshëm, me 35-vjeçarin Arturas Jusas, nga Lambeth, që pranoi veprën penale dhe katër të tjerë u shpallën fajtorë pas një gjyqi. Ata janë dënuar me më shumë se 35 vite burg. 

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?