Ekuador, vdes pas 7 ditësh gruaja që u zgjua në varrimin e saj! Familjarët u tronditën kur dëgjuan të trokitura brenda arkivolit

18 Qershor 2023, 22:07| Përditesimi: 18 Qershor 2023, 22:10

  • Share

Një grua ekuadoriane, të cilën familjarët e gjetën të gjallë në arkivolin e saj vdiq disa ditë më pas.

Javën e kaluar Bella Montoya, 76 vjeçe u deklarua e vdekur nga një doktor në spitalin e qytetit Babahoyo. Por ndërsa të afërmit po merrnin pjesë në ceremoninë mortore të saj dëgjuan të trokitura brenda në arkivol dhe menjëherë e hapën. Gruaja u dërgua në spital për mjekim të mëtejshëm.

Historia bëri bujë dhe madje nisi dhe një hetim, për faktin si mund të deklarohej e vdekur një person që nuk kishte vdekur në të vërtetë. Mediat lokale raportuan se zonja Montaya kishte pasur një gjendje të quajtur katalepsi - kur një person përjeton humbje të vetëdijes dhe trupi bëhet i ngurtë.

Pas 7 ditëve nën mjekim intensive ministri i Shëndetësisë së Ekuadorit konfirmoi se ajo kishte vdekur të premten nga një ishemi akute.

Edhe djali i saj, Gilbert Barbera për një media locale tha: "Këtë herë nëna ime vdiq vërtet. Jeta ime nuk do të jetë më e njëjtë."

Pas vdekjes së saj më 16 qershor, zonja Montoya u kthye në të njëjtën shtëpi funerali ku ishte ngjallur, përpara se ti bëhej varrimi në varrezën publike raporojnë mediat lokale

Një komision ekspertësh është mbledhur nga Ministria e Shëndetësisë ekuadoriane për të shqyrtuar rastin e saj.

Bella Montoya nuk është i vetmi person që “ringjallet” pasi u shpall zyrtarisht e vdekur.

Në shkurt, një grua 82-vjeçare u zbulua se po merrte frymë ndërsa ishte në një shtëpi funerali në shtetin e Nju Jorkut. Ajo ishte shpallur e vdekur 3 orë para ringjalljes.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?