VIDEO/ Ekuador, sekuestrohet kokainë me vlerë 7.3 mln dollarë, e stampuar me flamurin shqiptar

16 Shkurt, 11:13| Përditesimi: 16 Shkurt, 11:36

  • Share

Në një operacion policor në qytetin El Guabo të provincës El Oro në Ekuador, u sekuestruan 122 pako kokainë, me vlerë 7.3 milionë dollarë, ku në disa prej tyre ishte stampuar flamuri shqiptar. Sipas mediave ekuadoriane, Jonathan M., 37 vjeç, u arrestua pasi transportonte drogën me një kamion. Operacioni për arrestimin e tij u zhvilluar në porët e paradites së datës 15 shkurt.

Agjentët e policisë në El Guabo vunë re një qëndrim të dyshimtë të drejtuesve të 2 kamionëve dhe një furgoni dhe u bënë me shenjë që të ndalonin për kontroll. Por shoferët injoruan urdhërin e policisë dhe rritën shpejtësinë për tu larguar.

Ndërsa përpiqej të arratisej, një nga kamionët u përplas me një fabrikë bananesh në sektorin Santa Lucía dhe shoferi iku mes plantacioneve.

Gjatë kontrollit të kamionit u gjetën thasë kafeje me pako me dogë me shenjën ‘JP’ dhe me logon e flamurit shqiptar. Ndërsa teksa kontrolluan zonën, ata arritën të kapnin Jonathan M., i cili kishte me vete 2090 dollarë. Shefi i policisë në El Oro, tha se droga e sekuestruar kishte si destinacion Evropën dhe vlerësohet deri në 7,320,000 dollarë.

1708078311_albanesecuadordroge.jpg

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?