Ekuador/ Ekzekutohet kryebashkiakja 27-vjeçare dhe këshilltari i saj, gjenden të vrarë në makinë

24 Mars, 21:30| Përditesimi: 24 Mars, 21:54

  • Share

Kryebashkiakja më e re e Ekuadorit, Brigitte Garcia, dhe një këshilltar, u gjetën të vrarë brenda një makine këtë të dielë

Trupat e kryebashkiakes 27-vjeçare të qytetit San Vicente dhe këshilltarit të saj, Jairo Loor, u gjetën në provincën Manabi të qëlluar me armë zjarri, 

Garcia i përkiste Partisë së Revolucionit Qytetar të ish-Presidentit Rafael Correa. Ky i fundit përmes një postimi në rrejte sociale dhe Luisa Gonzalez, kandidatja për presidente e partisë në zgjedhjet e fundit, e quajtën vrasjen e zonjës Garcias si një atentat.

“Sapo mora vesh se ata kishin vrarë kryebashkiaken tonë të San Vicente-s, Brigitte Garcia. Nuk kam fjalë, është shokuese, askush nuk është i sigurt në Ekuador ASKUSH”, shkruante Gonzalez.

Ekuadori është përfshirë nga një valë dhune, për cilën autoritetet fajësojnë trafikun e drogës. Presidenti Daniel Noboa shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në janar, mes shtimit të dhunës ndërsa individë të armatosur morën kontrollin e një stacioni televiziv ndërsa ishte në transmetim të drejtpërdrejt.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?