Ekstradohet nga SHBA 60 vjeçari, i dënuar për trafik kokaine e heroine nga Turqia drejt Shqipërisë

22 Dhjetor 2023, 16:36| Përditesimi: 22 Dhjetor 2023, 16:39

  • Share

Një 60 vjeçar i dënuar me 12 vjet burgim, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve është ekstraduar nga SHBA

Albert Shkembi ishte arrestuar në Neë Jersey, në muajin qershor të këtij viti pas shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve ndërmjet Policisë së Shtetit, DSS/OCIU pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara Tiranë dhe Shërbimit të Marshallëve Amerikanë.

“Gjatë periudhës 2014-2015, ky shtetas, në rolin e organizatorit dhe financuesit, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka organizuar trafikimin dhe transportimin e lëndëve narkotike kokainë dhe heroinë, nga Turqia drejt Shqipërisë (me itinerar Turqi-Greqi-Maqedoni-Shqipëri), për t’i shitur këto lëndë në tregun e brendshëm, si dhe për t’i trafikuar më pas drejt vendeve të tjera të BE-së” informoi sot policia e Shtetit

Ekstradimi u krye në kuadër të operacionit “Return”

Ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin e datës 22 nëntor 2016 dhe e ka dënuar me 12 vjet burgim, për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve", mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?