VIDEO/ Ekstradohet nga Franca 'Bebi'! 52 vjeçari nga Fieri i përfshirë në trafikun e heroinës Greqi - Shqipëri - Maqedoni e Veriut

6 Janar, 09:42| Përditesimi: 7 Janar, 00:50

  • Share

Franklin Xhelaj, i njohur me pseudonimin "Bebi" u ekstradua sot (7 janar 2024) nga Franca pasi ishte shpallur në kërkim për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal.

Ndaj 52 vjeçarit banues në Fier. GJKKO kishte caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg"  me vendimin e datës 19 korrik 2021 pasi dyshohet se është përfshirë në trafikun e lëndës narkotike heroinë mes Greqisë, Shqipërisë, pjeserisht edhe në Maqedoninë e Veriut

Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, të organizuar në formën e grupit të strukturuar kriminal, dyshohet se është përfshirë në trafikun e lëndës narkotike heroinë, duke e transportuar mes Greqisë, Shqipërisë, pjeserisht edhe në Maqedoninë e Veriut’ informoi sot policia e shtetit 

Nga hetimet me metoda speciale, ky shtetas dyshohet të jetë përfshirë në tri episode të ndryshme të kësaj veprimtarie kriminale, gjatë vitit 2016, dy prej të cilave kanë mbetur në tentativë. Po kështu policia informoi se gjatë veprimeve të bashkërenduara midis autoriteteve gjyqësore shqiptare dhe atyre greke është bërë i mundur sekuestrimi i rreth 27 kg heroinë

Ora 10:56
Ekstradimi i Franklin Xhelajt: Po punojmë me intensitet me “Interpol” për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë ndaj personave që fshihen në vende të tjera

1702488259_taulantballa.jpg

Taulant Balla

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reagur në lidhje me ekstradimin nga Franca në Shqipëri, të kryer ditën e sotme , të Fraklin Xhelaj, 52 vjeç, i akuzuar dhe shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare për veprat penale "Trafikimi i narkotikëve", "Grupi i strukturuar kriminal" dhe "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal".

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Balla vlerëson punën e Interpol Tirana në këtë proces dhe  thekson se autoritetet shqiptare po punojnë çdo ditë me ‘Interpol’ për gjetjen e personave në kërkim nga drejtësia.

Ndër të tjera, Balla ka përmendur edhe arrestimin në Bari të Italisë, të Agron Tufës, i dënuar me 30 vite burg për vrasjen e Kejsi Hysës.

“Përgëzime Interpol Tirana për ekstradimin nga Franca të një personi, i cili kërkohej nga drejtësia shqiptare akuzuar për veprat penale "Trafikimi i narkotikëve", "Grupi i strukturuar kriminal" dhe "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal".

Po punojmë çdo ditë, me intensitet, me Interpol për gjetjen e personave në kërkim nga drejtësia, për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë ndaj personave që fshihen në vende të tjera. Në grackën e policisë ka rënë edhe një person tjetër në kërkim ndërkombëtar, i cili u ndalua gjatë natës në Bari, Itali, i dënuar në Shqipëri me 30 vite burgim”,- shkruan Balla.

 

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?