Ekstradohet drejt Spanjës 38-vjeçari nga Vlora, ishte shpallur në kërkim për trafik droge e organizatë kriminale

27 Gusht 2022, 15:23| Përditesimi: 27 Gusht 2022, 15:59

  • Share

Pas marrëveshjes, një tjetër shqiptar është ekstraduar nga Shqipëria drejt Spanjës, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe organizatë kriminale.

Antonio Xhaferi, 38-vjeç, banues në Bishan, Vlorë, ishte në ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore spanjolle, me vendimin e datës 15.01.2021, kanë lëshuar urdhër-arrest ndërkombëtar ndaj tij, për veprat penale "Trafiku i narkotikëve" dhe “Organizata kriminale", parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës.

38-vjeçari, u arrestua nga policia e Vlorës, më 7 maj të këtij viti, në kuadër të operacionit policor të koduar "Lugo".

Gjatë ditës së djeshme, u ekstradua gjithashtu drejt Spanjës shtetasi Renato Toro, në kërkim për vepra penale në fushën e narkotikëve dhe kundër shëndetit publik dhe i vënë në pranga nga Policia e Fierit, më 06.05.2022, në kuadër të operacionit policor të koduar “Vilanova”.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?