Ekspozita në Fier, Shqipëria e viteve
‘800 në sytë e fotografëve italiane

23 Prill 2013, 13:57| Përditesimi:

  • Share
FIER - Shqipëria e viteve ‘800 në syrin e fotografëve italianë. Kjo është tema e një ekspozite fotografike dhe dokumentare e celur në galerinë e arteve në Fier.

Ekspozita vjen përmes fondit të arkivit fotografik të Shoqerise se Gjeografëve Italiane, e cila u cel nga konsullata e përgjithshme e Italisë në Vlorë. Midis fundit të viteve '800 dhe dekadave të para të viteve 900 shumë studiues italianë, kryen një seri eksplorimesh në territoret shqiptare deri në atë kohë pak të njohura dhe të studiuara.

Shumë fotografi janë kryer për qëllime didaktike për shembull për të ilustruar kostumet tradicionale të kohës apo mënyrës së jetesës në ato vite. Konsulli i Përgjithshëm i Italisë në Vlore Stefano Bergesio tha se kjo ekspozitë sjellë në vëmendje një Shqipëri të panjohur më parë.

“Ky është një aktivitet i rëndësishëm pasi qyteti i Fierit e meriton interesin e Konsullatës së Përgjithshme në Vlorë. Kjo është një ekspozitë e bukur e fotografisë italiane, që do të shtrihet edhe në qytetet e tjera. Fotografët italianë kanë shkrepur këto fotografi në shoqërinë e dikurshme. Ekspozita për herë të parë është hapur në Tiranë në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë.

Fotografët italianë në fillim të viteve 800 fotografuan një realitet të panjohur për italinë dhe italianët. Ata përfshinë edhe fotografi, që kanë të bëjnë me qytetin e Fierit, ndërsa impenjimi im është të shtojmë bashkëpunimet mes dy palëve edhe në vijimësi”, tha në fjalën e tij konsulli Bergesio.

Në ekspozitë janë paraqitur fotografi të realizuara nga fotografë të njohura italianë në atë kohë si Antonio Baldocci, Roberto Almagia, Bruno Castiglioni , Ferdinando Milore e te tjere. Në arkivin e Shoqërise së Gjeografëve Italiane ekzistojnë rreth 3500 fotografi të kësaj natyre .

(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?