Ekspozimi i fëmijëve në TikTok/ Flasin ekspertët: Degradim shoqëror! Po përdoret fëmija si medalje

22 Shkurt, 14:59| Përditesimi: 22 Shkurt, 16:22

  • Share

Fenomeni i ekspozimit të fëmijëve në rrjetin social TikTok u diskutua në “Përballje” në Report TV.

Ekspertja e çështjeve sociale, Entela Hidri u shpreh se ky fenomen shtrihet tek të gjitha moshat. Kjo ka të bëjë sipas saj përtej problemit që përcjellin rrjetet sociale, pasi ka të bëjë me sjelljen tonë si shoqëri, ku fëmijën e ekspozojmë si medalje.

“Fenomen jo vetëm problematik, shtrihet tek të gjitha moshat. Është gjë më e madhe se ne. Ka të bëjë me një rrjet që nuk e kemi në menaxhim. Nuk e dimë se kush fshihet pas këtij rrjeti. Rasti konkret është i dukshëm. Njerëz që nuk kanë pasur mënyra për t’u dëgjuar. Problematikë e rrjeteve është që nuk ka filtër moshe, por çfarë thuhet. Si shoqëri na duhet se fëmija jonë vlen dhe si medalje e ekspozojmë. Gallata është kur e ekspozojmë për sjellje të këqija. Kur flet fjalë të pista e duartrokasim. Por ne ja mësojmë këtë sjellje. Fëmija është përdorur për të arritur shikueshmëri apo për të treguar se kush është autoriteti?!” tha Hidri.

Avokati Arbër Hoxha i ftuar në studio evidentoi se problem nuk është tek legjislacioni pasi ai është pak a shumë i standardeve të BE-së. Problemi sipas tij qëndron tek zbatimi i legjislacionit.

“Kodi Penal është miratuar në korrik 1994. Më pas është arnuar disa herë, për mbrojtjen e fëmijëve. Është ndryshuar në 2001, 2008. Fatkeqësisht që realitete që më parë nuk ishin, tashmë janë virtuale nuk parashikohen në Kodin Penal. Megjithatë parashikon disa dispozita që kanë karakter përgjithësues. Gjykata është ajo që do të japë drejtësi. Duhet të largohemi nga fenomeni i përdorimt të fëmijëve në rrjetet sociale.

Kemi një legjislacion që deri diku është i standardeve të BE për mbrojtjen e fëmijve nga dhuna, neglizhenca. Patjetër që mund të ndryshohet. Problemi është zbatimi i legjislacionit. Pranë çdo njësie vendore kemi punonjësin që duhet të merret me çdo fëmijë që kjo njësi ka në zotërim,” tha avokati.

Eksperti i IT, Besnik Semanaj në lidhje Skype u shpreh se kemi të bëjmë menjë degradim shoqëror që shfaqet në rrjetet sociale.

“Shqipëria, nuk janë rrjetet sociale që po vrasin njerëzit. Është mungesa e legjislacionit dhe degradimi shoqëror. TikTok ka një pjesë filtrash por çedon në gjuhën shqipe. Por tek pjesa e Live është e pamundur detektimi. Shqipëria nuk ka një ligj për krimin kiberbnetik. Përditësimi i fundit në vitin 2009. Të gjitha këto video TikTok ta jep mundësinë që të largohen, t’i japësh report videov. Nëse do kishim raportime aq sa do kishim like ju siguroj që në TikTok shqiptar nuk do kishim video me përmbajtje të tilla. Por kemi njerëz që i pëlqejnë, shpërndajnë. Dhe algoritmet e TikTok e marrin si për video të rregullt që nuk ka fyerje, shantazhe,” u shpreh Semanaj.

Matilda Dautaj, TikTok-er në Itali shtoi se TikTok është keqpërdorur, pasi nuk janë rrjetet sociale që po shkatërrojnë shqiptarët, por janë ata që po shkatërrohen në rrjete sociale.

“Shumë familje shqiptare bazohen që TikToku shkatërroi shqiptarët. Nuk e mendoj ashtu. TikTok është rrjet social edukativ. Janë shqiptarët që janë shkatërruar në rrjete sociale. Si ky fenomen i fundit që nëna u zhvesh përpara 25 mijë shqiptarëve që e kanë parë dhe gjyshja që e shfrytëzonte nipin e saj. Unë nga shteti kërkova të merren masa për këto veprime skandaloze. Është një rrjet social që po të dish ta përdorësh mund të nxjerrësh të ardhura. Kemi dhe ata që shpenzohen duke u hedhur gifte, është një sëmundje e makinetave që lozin. Ndërkohë që mbushin xhepat e atyre që shfrytëzojnë nipin e tyre dhe i lënë pa bukë në shtëpi,” tha ajo.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?