Eksplozivi në Kamëz, i forti i 'Myslim Shyrit' dyshohet se porositi atentatin për eliminimin e biznesmenit Mema! Kamerat filmojnë autorët

24 Shkurt 2021, 20:29| Përditesimi: 24 Shkurt 2021, 20:34

  • Share

Detaje të tjera janë zbardhur nga ngjarja ku iu vu tritol në makinë biznesmenit Gjon Mema nga Gjergj Cukali dhe 2 persona të tjerë, të 3 të arrestuar.

Report Tv mëson se bëhet me dije se Gjergj Cukali dyshohet të jetë porositësi i këtij atentati të dështuar për eleminimin fizik të Gjon Menës, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që të ketë paguar për këtë.

Kamerat e sigurisë kanë arritur që të filmojnë dy persona që kanë instaluar sasinë e lëndës plasëse në automjetin tip BMË X5, por identifikimi i tyre ka qenë i pamundur përmes pamjeve pasi kanë qenë të mirëmbuluar në pjesën e fytyrës.

Për t'i identifikuar, policia ka përdorur disa forma të tjera shkencore, përmes të cilave është mbërritur deri te personat e dyshuar.


Lajmi kryesor:

I vunë tritol në makinë biznesmenit në Kamëz, arrestohen autorët! Mes tyre i forti i 'Myslim Shyrit' Gjergj Cukali, dyshohet si porositës i atentatit


  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?