Eksploziv ish magazinës në Mamurras, policia: Ishte futur në bidon plastik! Godina në pronësi të një 57 vjeçari

6 Korrik 2023, 12:37| Përditesimi: 6 Korrik 2023, 12:45

  • Share

1688635303_lezhe.jpg

Policia jep informacion lidhur me eksplozivin e ndodhur në pjesën e pasme të godinës që dikur ka qenë magazinë grumbullimi në Mamurras.

“Në lagjen "Drita", në Mamurras, në pjesën e pasme të godinës së një biznesi privat në pronësi të shtetasit S. J., 57 vjeç, banues në Laç, është konstatuar një sasi e vogël lënde plasëse artizanale (amonit malor), e futur në një bidon plastik, si dhe në një distancë më tutje, është konstatuar edhe një kapsollë detonatore me fitil zjarrpërcjellës, e paplasur“ informoi policia e Lezhës

Nga shërbimet e specializuara xheniere, u bë heqja dhe largimi i lëndëve plasëse.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.


Lajmi kryesor:

I vihet eksploziv ish-magazinave të grumbullimit në Mamurras, lënda plasëse u vu gjatë natës


S.G/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?