Ekspertja zgjidh dilemën e nënave të reja: Ja kur ështe koha ideale për ushqimet e ngurta

16 Shkurt 2022, 14:08| Përditesimi: 16 Shkurt 2022, 14:12

  • Share

Censila Caka-Lasku rrëfeu historinë e saj të veçantë e plot mesazhe në emisionin ‘Rreze Dielli’ në Report Tv. Ajo jeton prej më shumë se 10 vitesh në Vienë, ku përfundoi studimet e saj si juriste internacionale. Megjithë benefitet që sjell një karrierë tepër e sukseshme, Censila vendosi që t’a linte në një anë profesionin e parë për të përqafuar atë si këshilluese e nënave të reja.

Unë jam diplomuar në Ankara në Turqi, jam dhe avokate e liçensuar në Shqipëri. Në Vienë kam ardhur fillimisht para 10-11 vjetësh për të bërë një master vetëm pres që të marr diplomën. Kam qenë me vite të gjata juriste në një bankë si juriste internacionale dhe tani ia kam përkushtuar kohën time vetëm bebave të mi” u shpreh ajo.

Tashmë si një këshilluese e cila ia kushton kohën më të madhe të saj ushqimit të bebave, ajo tregoi për metodën që ka përdorur se si të vendosi në dietën ushqimor të fëmijës ushqimet e ngurta duke ndihmuar kështu  edhe shumë nëna të reja përmes faqes së saj në Instagram, ku ndan receta të ndryshme:

“Marini ka filluar me prova që 4 muajsh por jo për ta ngopur.Kemi filluar vetëm duke e provuar ushqimin, sa ta provonte jo për të ngopur sepse bebat nuk e kanë stomakun gati për ushqim para 6 muajsh.Është shumë mirë që bebat të ushqehen me qumësht gjiri, ne kemi filluar me pak fruta sa për ti provuar. Ai kënaqej shumë kur I provonte shije të reja kur u bë 6 muajsh filluam me sasi pak të mëdhaja. Duhet një mbikëqyerje e rreptë nga ana e nënës por megjithatë mbytja mund të ndodh edhe me puretë. Është shumë e rëndësishme që të zgjidhni ushqimin e duhur, ti bëni ushqimin që mund të konsumojë” tha ajo.

Metoda kryesore për të sjellë ushqimet sa më të shijshme për fëmijën mesa duket nuk është zierja e tyre por pjekja në furrë.Unë kam përdorur shumë  metodën e të pjekurit në furrë të mbyllur sepse e bën më të shijshme sesa të ziera.

Patate të ëmbla, brokoli, lulelakër të gjitha këto në përjgithësi të mbyllura brenda në furrë me pak vaj, duke u rritur bebi mund ti shtoni dhe pak erza, pak rigon sipas perimeve që përdorni kjo mund të ndryshojë.Në përgjithësi recetat janë origjinale nga unë vet, nga ajo që unë ndjej si nënë se cfarë i duhet atij për të ngrënë, cila vitaminë dhe unë  miksoj vet. Pasi lexoj se cilat ushqime duhen për moshën e fëmijës, i bëj miks”këshilloi më tej ajo.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?