Emisioni Botërori +

Eksperti zbulon arsyen në ‘Botërori+’: Ja pse ekipet e mëdha e nisën me humbje

18 Qershor 2018, 19:38| Përditesimi: 18 Qershor 2018, 20:13

  • Share

I ftuar special sonte në emisionin Botërori+ është Petro Koçi bashkkë me të ftuarit e përhershëm si Profesor Karriqi dhe Mikela. Ata analizuan ndeshjet që janë luajtur ditën e sotme ku u ndalën më shumë te Belgjika. Petro Koçi tha se Belgjika nuk është një skuadër pretendente për titullin. Nga ana e tij, eksperti Karriqi tha se ekipet e mëdhaja nuk japin maksimumin në ndeshjet e para.

A është Belgjika pretendente?
 

Mikela: Janë të gjithë lojtarë që mezi gjejnë veten. Nuk kanë një bosht. Ka probleme. 
 

Koçi: Është skuadër shumë e mirë, por sot nuk ka skuadra që dominojnë. Ka skuadra shumë të mirë, si Brazili, por e vështirë të thuash që do të dominojë. Skuadrat janë afruar shumë me njëra-tjetrën. Skuadra si Belgjika është e vështirë të thuash se do jenë në katërshe. 
 

Karriqi: Ekipet e mëdha mendojnë shtatë ndeshje, e kulmojnë gjithë procesin stërvitor për pjesën e dytë, për dhjetë ditshin e fundit, ndaj dhe kur vijnë në ditët e para janë në formë jo të plotë. 
Ekipet më të mira vijnë jo të plota, vijnë me 80-90% e tyre, ndërsa ekipet më pak të mira ka rëndësi të shfaqen mirë në ndeshjet e para. Gjermania është më e pikasur këtë radhë. Nuk është e vërtetë që janë barazuar ekipet.

Petro Koçi:Të bësh gol në politikë do të thotë të qeverisësh mirë.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?