Eksperti: Të përmirësohet klima e biznesit! Ndryshimet e politikave fiskale, të dëmshme për rritjen e kredisë

14 Tetor 2019, 15:11| Përditesimi: 14 Tetor 2019, 15:26

  • Share

TIRANE - Kreditimi i biznesit në nivele të moderuara dhe në disa raste shtrëngimi i kushteve nga bankat e nivelit të dytë, mbetet shqetësim edhe në 9 muajit e këtij viti. Në një intervistë për Report TV, eksperti i ekonomisë Zef Preçi, liston disa arsye për qasjen e bankave dhe shprehet se duhet përmirësuar klima e biznesit.

“Kur besimi i investitorëve dhe i konsumatorëve në ekonomi është i ulët, kur politikat fiskale ndryshojnë në mënyrë të vazhdueshme dhe nuk janë të qëndrueshme nga një vit në tjetrin. Për gjithë këto arsye kreditimi i ekonomisë reale ecën me ritme të ulëta. Përmirësimi i klimës së biznesit në vend ishte, është dhe do vazhdojë të jetë edhe për shumë kohë rezerva më e madhe për të mos vazhduar praktikën e padëshirueshme, të dëmshme dhe negative për vendin” tha Preçi.

Ndërkohë sa i takon projekteve madhore apo financimit të koncesioneve, Preçi thekson se janë bizneset ato që duhet të kenë plane serioze biznesi.

“Bizneset e mëdha për mendimin tim vuajnë më shumë për ide apo plane të mirëfillta biznesi, dhe njëkohësisht nuk sigurojnë garancitë e nevojshme për kreditim. Varet nga lloji i aktivitetit, varet nga shkalla në të cilën merr risk biznesi dhe më pas vijmë tek gjykimi nëse bankat vendos të ndaj riskun me biznesin” u shpreh eksperti.

Ndërsa letrën e kryedemokratit Lulzim Basha, për bankat për moskreditimin e koncesioneve, eksperti e konsideron tërësisht politike, e cilas sipas tij nuk do të merret parasysh nga bankat.

“Është një qëndrim politik që opozita detyrë ka se kështu ka qenë edhe do të jetë edhe në të ardhmen të kritikojë veprimet e qeverisë. Por në të njëjtën kohë unë nuk e shoh si ndonjë premisë, mbi bazën e së cilës bankat mund të marrin vendimet. Bankat vendosin të kreditojnë nga norma e kreditimit” theksoi ai.

Sipas drejtorit të Qendrës Shqiptare të Kërkimeve Ekonomike, Banka e Shqipërisë i ka shfrytëzuar të gjitha instrumentet për të rritur kreditimin.

G.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?