Eksperti ligjor i OSHEE-së çon në SPAK dosjen CEZ dhe gjyqtarin që e mbylli: Beteja vazhdon

20 Shkurt 2020, 11:34| Përditesimi: 20 Shkurt 2020, 11:46

  • Share

TIRANE-Eksperti ligjor i OSHEE-së, Romeo Kara ka depozituar sot në SPAK, një kallëzim penal për gjyqtarin Lazer Sallaku, që mbylli dosjen CEZ dhe të hetojë prcedurën e ndjekur deri tani. Kara thotë se gjyqtari me mbylljen e dosjes cenoi sigurinë juridike duke shpërdoruar hapur detyrën e tij, duke pranuar si të ligjshëm një cilësim të gabuar të veprave penale dhe mungesën e plotë të hetimit. Eksperti i OSHEE-së, vijon më tej duke akuzuar se ky gjyqtar 'në mënyrë flagrante, nuk konstatoi shkeljet e shumta ligjore të parashtruara nga unë në kallëzimin përkatës penal'.

"Une besoj plotesisht tek ajo qe bej dhe tek fitorja e se mires perballe se keqes, e drejtesise perballe padrejtesise dhe tek nje e ardhme dinjitoze në atdheun tone te mohuar dhe kthimin e shpreses dhe progresit. Midis nesh dhe të ardhmes sone dinjitoze qendron klani i zi i hajduteve të politikes, krimit, oligarkise dhe medias servile të cilet si nje grup i strukturuar kriminal, po zhvatin c’te mundin dhe po mbajne peng Shqiperine dhe të ardhmen e saj.

Pjese e ketij klani dhe grupi të strukturuar kriminal eshte edhe gjyqtari Lazer Sallaku i cili me vendimin e tij të pushimit të ceshtjes 7340/2017, qe lidhet me privatizimin e OSSH-se, cenoi sigurine juridike duke shperdoruar hapur detyren e tij, duke pranuar si të ligjshem nje cilesim të gabuar të veprave penale dhe mungesen te plote të hetimit. Ky gjyqtar, në menyre flagrante, nuk konstatoi shkeljet e shumta ligjore të parashtruara nga une në kallezimin perkates penal. Duke e kallezuar kete gjyqtar për shperdorimin e detyres, ne sot i japim mundesine SPAK-ut, qe të shprehe integritetin e tij dhe te justifikoje besimin qe i eshte dhene. Ky kallezim eshte vetem hapi i radhes por jo i fundit. Beteja vazhdon. Never give up!" shkruan Kara në Facebook.

Gjyqtari Lazër Sallaku vendosi që të mbyllte dosjen CEZ në datë 24 janar, ndërsa Kuvendi e ankimoi në apel në 7 shkurt. Hetimet për procedurën e privatizimit të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes nga kompania çeke 'CEZ' në vitin 2007, e cila u konsiderua korruptive, nisën në vitin 2016, duke dërguar përpara organit të akuzës një numër të lartë zyrtarësh të cilë u morën në pyetje, përfshirë edhe Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit Berisha. Kjo solli edhe ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar i drejtuar nga Taulant Balla, i cili në finale të tij arriti në konkluzionin se nga procedura e privatizimit të shtetit i ishte shkaktuar një dëm prej 414 milionë eurosh.

Kallëzimi penal i dorezuar ne SPAK nga Romeo Kara

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?