Eksperti i Sigurisë në Report Tv: ‘Shtëpitë e barit, kudo si kërpudha’, të kontrollohet energjia elektrike t’i nxjerrin zbuluar! Legalizimi i kanabisit pa monitorim, korridor për trafikantët

14 Shkurt 2022, 12:42| Përditesimi: 14 Shkurt 2022, 13:08

  • Share

“Shtëpitë e barit dhe bitcoins janë kudo si kërpudha!”, këto janë fjalët që tha eksperti i Sigurisë Artan Rexhepi për Report Tv, në një kohë kur kanabisi i rritur në ambientet e brendshme “ka lulëzuar”.

Ekperti sqaroi se një mënyrë e mirë që të identifikohet kjo veprimtari kriminale nga policia është të shihet konsumi i energjisë, pasi “shtëpitë e barit” siç tha ai kanë normë të lartë konsumi.

“Kanë normë të lartë konsumi në energji. E kanë pothuajse të detyrueshme të abuzojnë, jo vetëm për çështje parash, por edhe për të mos u zbuluar. Policia duhet t’i ketë target, ndryshimet e sahateve, ndryshimet e kontratave. Sidomos ato në të njëjtat ambiente. Ky është një burim për të zbuluar. Ka edhe në Tiranë në shumë ambiente. Duhet të fillojnë kontrollet e energjisë elektrike, të nxjerr direkt zbuluar. “Shtëpitë e barit dhe bitcoins janë kudo si kërpudha!”, u shpreh ai.

I pyetur nga gazetari Andi Kapxhiu në emisionin “Sot Live në Shqipëri” lidhur me legalizimin e kanabisit mjekësor, Rexhepi tha se është pro, por nuk mendon se vendi ynë ka “forcën” e duhur monitoruese që të mbajë nën kontroll abuzimin e trafikantëve. Ai e cilësoi këtë si një gjë pozitive parimisht, por në të njëjtën kohë edhe një korridor për trafikantët.

“Zakonisht gjërat e ndaluara është më mirë të jenë të lejuara. Unë jam prononcuar për pro lidhur me legalizimin e kanabisit mjekësor. Problemi jonë është a jemi në gjendje të monitorojmë në të njëjtën kohë mos të na lulëzojë kontrabanda. Në parim jam dakord por monitorimi duhet të jetë i fuqishëm pasi mund të bëhet një korridor për trafikantët.”, shtoi ai.

Eksperti gjatë intervistës sugjeroi që efektivët e policisë së Tiranës të monitorojnë dhe kontrollojnë situatën në Durrës, dhe ata të Durrësit një vend tjetër. Kjo për të shmangur rrjedhjen e informacioneve.

“Të kontrollojnë ata të Tiranës-Durrësin, në mënyrë që mos të rrjedhin informacionet.”, tha ai.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?