Eksperti i sëmundjeve infektive në SHBA Anthony Fauci

Eksperti i shëndetësisë në SHBA, Fauci: Nuk është momenti për të lehtësuar masat anti-COVID, duhet të presim

8 Mars 2021, 10:41| Përditesimi: 8 Mars 2021, 10:44

  • Share

SHBA- Eksperti i sëmundjeve infektive në SHBA, Anthony Fauci ka paralajmëruar se është shumë herët për t’i dhënë fund kufizimeve anti-COVID, pavarësisht se Teksasi dhe Misisipi i kanë lehtësuar ato, duke hequr përdorimin e maskave dhe duke mos kufizuar numrit e personave në ambiente të mbyllura.

Disa prej shteteve në SHBA, vendosën të lehtësojnë masat anti-COVID pasi rastet e infektimeve pësuan një ulej. Por ky nuk është një tregues i fundit të pandemisë, pasi ato kanë filluar duke uritur përsëri, duke u raportuar nga 60 mijë deri në 70 mijë raste në ditë.

“Ne jemi në drejtimin e duhur, por duhet të presime edhe pak”, tha eksperti i shëndetësisë.

 “Ne duhet të mbajmë SHBA sa më të sigurt nga COVID-19, duke mos lehtësuar masat kufizuese si dhe nëpërmjet vaksinimit të popullsisë sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Fauci.

SHBA kryeson “listën e zezë” për sa i përket pandemisë dhe pasojave të saj socio-ekonomike.

Aktualisht numri total i infektimeve ka shkuar 29,696,250 ndërkohë që ai I viktimave është 537,838 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë.

Pavarësisht se vaksinimi në SHBA ka nisur relativisht herët dhe ka 3 vaksina të ndryshme në përdorim, Pfizer, Moderna dhe ”Johnson&Johnson”, sërish numri i infektimeve dhe viktimave nga COVID-19 është i lartë.

Reagimi i ekspertit të shëndetësisë, Fauci ka ardhur si pasojë e lehtësimit të masave anti-COVID në Teksas dhe Misisipi, që pavarësisht reagimeve të ashpra edhe nga presidenti i SHBA, Joe Biden ende nuk kanë bërë ndryshime.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?