Eksperti amerikan i Shëndetësisë, Anthony Fauci

Bota

Eksperti i Shëndetësisë, Fauci: SHBA pasi të përfundojë vaksinimin e popullsisë kundër COVID-19, do të dhurojë vaksinat e tepërta për vendet në nevojë

12 Prill 2021, 09:30| Përditesimi: 12 Prill 2021, 09:35

  • Share

SHBA- Eksperti i Shëndetësisë, Anthony Fauci deklaroi se SHBA pasi të vaksinojë të gjithë qytetarët e saj, do të dhurojë vaksinat që do të teprojnë për vendet që i kanë nevojë.

“Aktualisht nuk na teprojnë, por në momentin që do të vaksinojmë të gjithë popullsinë e vendit tonë, pjesën e mbetur të vaksinave do t’i dhurojmë për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.”, u shpreh Fauci.

Ai tha se vendet evropiane kanë burime të mjaftueshme për të siguruar vaksina kundër COVID-19, duke shtuar se i referohet vendeve të cilat nuk kanë të ardhura për t’i blerë ato.

SHBA ka një proces të qëndrueshëm vaksinimi i cili po ecën në hapat e duhur për arritjen e imunitetit të tufës.

Aktualisht numri i të vaksinuarve plotësisht kundër COVID-19 është 60 milionë, ndërsa 100 milionë qytetarë kanë marrë vetëm dozën e parë të saj.

Pavarësisht masave shtrënguese anti-COVID dhe fushatës së vaksinimit, kohët e fundit është ndjerë një rritje e rasteve të reja të infektimit, falë variantit britanik të COVID-19.

Një gjë te tillë e ka mbështetur edhe Fauci duke thënë se është e mundur që varianti britanik i COVID-19 të jetë përgjegjës për rritjen e rasteve të infektimeve me virusin.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?