Lionel Messi

Eksperti i merkatos tregon fituesin e 'Topit të Artë'

26 Tetor 2023, 16:38| Përditesimi: 26 Tetor 2023, 16:41

  • Share

Fabrizio Romano ka konfirmuar lajmin që po qarkullon prej disa kohësh. Lionel Messi do të fitojë Topin e Artë 2023. Çmimi prestigjoz do të ketë një pronar të ri brenda pak ditësh. Të hënën zyrtarisht do të bëhet e qartë se kush do të jetë fituesi i çmimit individual. Prej disa kohësh në skenën e futbollit qarkullojnë informacione se Lionel Messi do ta fitojë sërish Topin e Artë, për të tetën herë.

Këtë tashmë e konfirmon edhe gazetari italian, Fabrizio Romano. Eksperti i merkatos shkruan se Messi është informuar për këtë gjë.

"Lionel Messi u informua se duhet të jetë në Paris të hënën mbrëma dhe të përgatisë një veshje zyrtare. Ai e di se çfarë do të thotë. Se ka fituar Topin e Artë për të tetën herë. Gjithçka e tregon këtë", tregon Romano.

Vitin e kaluar, "Topin e Artë" e fitoi sulmuesi francez Karim Benzema, i cili u largua nga Real Madrid në fund të sezonit të kaluar dhe u transferua në Arabinë Saudite. Duket se trofeu i kampionit të botës me Argjentinën në "Katar 2022" ka bërë që Leo të jetë sërish fituesi i çmimit më të madh individual.

 

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?