Ekspertët 'dënojnë' publikimin e të dhënave personale! Softa: Informacioni në duart e krimit, alarm që të ikim! Vishaj: Ligjvënësit të ndërhyjnë

27 Dhjetor 2021, 19:03| Përditesimi: 27 Dhjetor 2021, 19:16

  • Share

Publikimi i pagave të qytetarëve për muajit janar dhe prill 2021, si edhe targat e automjeteve të shtetsve kanë ngjallur reagime të shumta, dhe prej ditësh është kthyer në debatin kryesor si në media, ashtu edhe në rrjetet sociale. Nëse ekspozimi i të dhënave personale të qytetarëve nuk hetohet siç duhet, për ekspertin e sigurisë Fatjon Softa ka vetëm një zgjidhje. 

“Çfarë duhet ti them unë shtetit tim kur ti më ekspozon targën e makinës, kartën e identitetit, identitetin tim, më ekspozon përball kujtdo. Sa i sigurt jam unë nesër, unë i dhashë përmjet jush informacion botës së krimit. Nëse do të merret me mua ose me këdo ai është i ekspozuar me identitetin e tij, ku banon, sa financa ka, ky është një shqetësim i jashtzakonshëm. Reagim do ketë, por ato janë të rradhës, siç kaloi edhe ata për fushatën, patronazhistët, nëse kalon edhe një herë kështu do të thotë që duhet me marrë valixhet e të çohesh të ikësh. Çfarë duhet të ndodhi më shumë se sa kaq, kur gjithçka doli dhe u zbeh, u duk sikur ra shteti në një moment. “-shprehet Softa.

Avokati Saimir Vishaj thotë për Report TV se publikimi i listave është një kundravajtje penale, por kjo duhet të ndryshojë me ligj.

“Nuk besoj që dalja e të dhënave është krim, është një kundravajtje besoj që ka një zyrë e komisiomnerit i cili ka detyrimin për ti mbrojtur. Kundravajtje penale, ligjvënëse duhet të ndërhyj në ligj për të mos e konsideruar më veprim të klundraligjshëm por duke e quajtur krim.”-thotë Vishaj.

Komisioneri për mbrojtjen nga diskriminimi Robert Gajda çmon rëndësinë e marrjes së masave për të mos u përsëritur i njëjti rast. 

“Është problematike, edhe pse shoqëria jonë nuk ka ndjeshmërinë e duhur mbi të dhënat personale. Institucionet dpo duhet të jenë mbrojtëse dhe garantuese të të dhënave personale. Ti japin garanci shoqërisë mbi ruajtjen e tyre. Ajo që ndodhi ndodhi por është e rëndësishme të mos ndodhi më në të ardhmen, të hetohet që të mos dalin edhe të dhëna të tjera si gjendja shëndetësore etj.”-shprehet Gajda.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • llan hasa: 27/12/2021 20:00

    asje te keqe nuk ka dalje te dhenave mos vidh mos bej pasuri ne kurriz te tjereve jeto o kafsha njeri se ste gjen asgje o i pangopuri shtaze

    Përgjigju
    • Bravo: 27/12/2021 20:36

      Asgjë, din nr e telefonit dhe kartën ID, sikur ca ka. Ti num je kafshë, je ko.e

  • Ekspert: 27/12/2021 19:42

    Na eshte bere ky eksperti Softa si Nastradini. Ky i din te gjitha dhe jep mend per gjithçka. Na hapen barkun me keto ekpertizat e tyre. Ekspert je ne nje fushe te caktuar dhe jo per çdo gje qe pyesin gazetaret.

    Përgjigju
  • Kasem Gahinji: 27/12/2021 19:36

    Informacioni ne duart e prokuroreve.Mjere kush bije ne doren e tyre.Fiton te drejten kush ka aftesi pagese me te mire.Krimi?E sa jane ata?Po ju prokuroret sa jeni?.Pyetja e fundit:nese ka shume kriminele qe kercenojne rrogemedhenjte,a nuk jeni ju ,prokurore e gjyqtare qe iu keni hapur rruge?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?