Tomas Jelenski

Kronikë

'Ekspert i KE dhe themelues i disa programeve’, Rama prezanton 1 ndër 11 anëtarët e Bordit të Akreditimit të Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë së Arsimit të Lartë

24 Korrik 2021, 17:46| Përditesimi: 24 Korrik 2021, 17:48

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar një ndër 11 anëtarët e përzgjedhur të Bordit të Akreditimit të Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë së Arsimit të Lartë.

Ai është Tomas Jelenski, i cili drejton Qendrën Ndërkombëtare të Arsimit dhe ka themeluar disa programe pasuniversitare në shumë universitete evropiane.

Përmes rrjetit të tij social Facebook, kryeministri shkruan se Jelenski gjatë një dekade ka qenë i deleguar nga Ministria e Shkencave dhe Arsimit të Lartë e Polonisë në Komitetin Ndërsektorial të Arsimit e të Bursave për të Huajt dhe që prej vitit 2020, është emëruar Kryetar i Komitetit të Ekzaminimit në Agjencinë Kombëtare për Shkëmbime Akademike në Poloni dhe se është përzgjedhur si ekspert i Komisionit Evropian dhe Fondacionit Evropian për Shkencën.

Tre ditë më parë është zgjedhur Bordi i Akreditimit i Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë i përbërë nga 11 anëtarë, të zgjedhur nga 117 kandidatura nga brenda dhe jashtë vendit, shqiptarë e të huaj dhe do të drejtohet nga një profesoreshë shumë e nderuar që vjen nga një prej universiteteve më të mira të Anglisë.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?