Tumat ne Himare

Ekspedita në Himarë/ Gërmimet nxjerrin në pah tumën e tretë me arkitekturë unike, enë balte dhe heshtë të periudhës së hekurit të hershëm

8 Nëntor 2023, 22:39| Përditesimi: 8 Nëntor 2023, 23:07

  • Share

Ministrja e Kulturës Elva Margariti ka bërë me dije lajmin se ekspedita në tumat prehistorike të Himarës, ka sjellë rezultate pozitive. Gërmimet kanë nxjerrë në pah një tumë të tretë të rrallë, si dhe objekte të periudhës së hekurit të hershëm.

"Përgjatë gërmimeve të muajit tetor u zbulua dhe dokumentua tuma e tretë, që paraqet elemente unikale të arkitekturës së ndërtimit të kodërvarreve, krahasuar me kodërvarret e tjera të njohura dhe studiuara deri më tani në vendin tonë.  Gjatë gërmimeve u zbuluan edhe disa objekte arkeologjike, mes të cilave një enë balte dhe një majë heshte e përjudhës së hekurit të hershëm (shek. XI-X p.Kr). Tumat prehistorike të Himarës konsiderohen si monumentet më befasuese të periudhës së bronzit dhe hekurit në bregdetin jonian. Kultura e dokumentuar në to është e njëjtë me atë të pjesës tjetër të Ilirisë.  Tuma ndodhet në shtratin e përroit të Korramit, për këtë arsye specialistët e DRTK Vlorë dhe Drejtorisë së Shërbimit Arkeologjik pranë Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore tashmë po punojnë për konservimin dhe rimbulimin e strukturave dhe varreve të tumës, me qëllim shmangien e dëmtimeve të mundshme nga prurjet e përroit përgjatë muajve të dimrit.", shkruan ministrja e Kulturës, Elva Margariti në mediet sociale.

Për zbulimin ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama i cili shkruan se tumat "prehistorike të Himarës konsiderohen si monumentet më befasuese të periudhës së bronzit dhe hekurit në bregdetin jonian." Tuma e tretë, e cila paraqet elemente unikale të arkitekturës së ndërtimit të kodërvarreve është një traditë e hershme Ilire.

Ora 17:16
Zbulohet tuma e tretë pranë varrezës tumulare në Himarë! Rama: Kultura e dokumentuar në to është e njëjtë me atë të pjesës tjetër të Ilirisë

Arkeologët kanë zbuluar tumën e tretë, pranë varrezës tumulare në Himarë që i përket periudhës së hekurit të hershëm. Lajmin e ka bërë me dije kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjete sociale. Ai shkruan se tumat "prehistorike të Himarës konsiderohen si monumentet më befasuese të periudhës së bronzit dhe hekurit në bregdetin jonian." Tuma e tretë, e cila paraqet elemente unikale të arkitekturës së ndërtimit të kodërvarreve është një traditë e hershme Ilire.

"Zbulime mbresëlënëse në Himarë. Përgjatë gërmimeve të muajit tetor u zbulua tuma e tretë, pranë varrezës tumulare në Himarë, që paraqet elemente unikale të arkitekturës së ndërtimit të kodërvarreve. Objektet e zbuluara në to i përkasin përiudhës së hekurit të hershëm (shek. XI-X p.Kr). Tumat prehistorike të Himarës konsiderohen si monumentet më befasuese të periudhës së bronzit dhe hekurit në bregdetin jonian.Kultura e dokumentuar në to është e njëjtë me atë të pjesës tjetër të Ilirisë", shkruan Rama.

 

A.D//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Persh: 09/11/2023 09:19

    Keto tumat ne gjuhen ilire quheshin "sumbyllk" ose shkurt "suthi". Ndeshen edhe te Etrusket dhe Mesapet.

    Përgjigju
  • EDD: 09/11/2023 06:46

    Mir shum që po dalin kto zbulime historike por se di a do na bojn mo krenar prejardhja apo zbulimet e mëtejshme në kte tokë të bekume e të popullume nga pilitikan të shkë*dhym. Prisni dhe pak sa tvi grupi ekspetërt arkeologjik në 2024 nga Afrika se ata kan eksperianc e për kte arsye i mori Faraoni Ramsi II

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?