Gjyqtarja Enkelejda Hoxha

Ekskluzive/Rrëfimi i Enkelejda Hoxhës para Ilir Metës në KLD, i kërkoi të vlerësohej ‘shumë mirë’ 2 muaj para se të lironte nga burgu Genc Tafilin dhe Ilir Pajën

12 Shkurt 2021, 16:20| Përditesimi: 13 Shkurt 2021, 09:13

  • Share

Dy muaj para se t’u hapte dyert e burgut Genc Tafilit dhe Ilir Pajës në 2017, gjyqtarja e Krujës Enkelejda Hoxha, e njohur ndryshe edhe si ‘engjëlli mbrojtës i kriminelëve’, që arrestua dje nga SPAK në sallën e gjyqit teksa po i hapte derën e burgut të dënuarit të radhës për vrasje, kërkonte para Ilir Metës në KLD që të vlerësohej ‘shumë mirë’ si gjyqtare. Ish-kryeinspektorja pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Marsida Xhaferllari, të cilën Meta e emëroi anëtare të Gjykatës së Lartë, e kishte vlerësuar gjyqtaren Hoxha me notën ‘mirë’. Gjyqtarja nuk ishte dakord me këtë vlerësim. Ajo u paraqit në 22 shtator të 2017 në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, duke kërkuar vlerësim maksimal si gjyqtare. Mbledhja drejtohej nga Ilir Meta, i cili ishte edhe kryetari i KLD-së në cilësinë e Presidentit të Republikës.

Diskutimet në këtë mbledhje janë të pazakonta dhe cinike, pasi në vend që KLD-ja ta shkarkonte gjyqtaren për lirimin e nga burgu të të dënuarve me burgim të përjetshëm, diskutonte nëse gjyqtarja duhej të vlerësohej me ‘mirë’ apo ‘shumë mirë’. Si përfundim, anëtarët e KLD-së në atë kohë Artan Broci, Astrit Haxhialushi, Gjin Gjoni, Gerd Hoxha,Vangjel Kosta, Eneida Civici, Brunilda Kadi, Ridvan Hado, Petrit Çomo dhe Neritan Cena, me në krye Metën, e vlerësuan gjyqtaren Enkelejda Hoxha me ‘mirë’.

Dy muaj më pas, në nëntor 2017, Enkelejda Hoxha liroi nga burgu Genc Tafilin, i dënuar me 25 vite burg për vrasjen e për vrasjen e komisarit të Policisë Arben Zylyftari. Hoxha e liroi Tafilin pasi kishte bërë 17 vite burg. Meta bëri një deklaratë të fortë, ku paralajmëro ndëshkimin e gjyqtares. Por, asgjë nuk ndodhi. Po në muaj nëntor 2017, gjyqtarja i hapi derën e burgut Ilir Pajës, për sjellje të mirë, pasi ishte dënuar për vrasje, rrëmbime, përdhunime, armëmbajtje pa leje etj., krime të kryera në Itali. Sërish pati reagime të forta dhe paralajmërime, por gjyqtarja vijoi avazin, duke liruar nga burgu Hukuran Billën në 2019, i dënuar me burg për jetë për vrasje në Angli Prel Markut. Billa më pas u vra në qershor 2019 tek Komuna e Parisit në Tiranë.

Në 2020, Enkelejda Hoxha liroi nga burgu ish-numrin dy të bandës së Durrësit, Endrit Doklen, duke i hequr burgun për jetë, me disa raporte sikur ishte sëmurë. Dje po tentonte të lironte nga burgu Saimir Petanin, i arrestuar për vrasje, por u prangos nga SPAK. Enkelejda Hoxha i kishte shpëtuar shkarkimit edhe në vitin 2014. Nasip Naço, në atë kohë ministër i Drejtësisë, i kërkoi KLD-së me në krye Bujar Nishanin, të shkarkonte gjyqtaren nga detyra, për shkelje të rënda. Enkelejda Hoxha shpëtoi me një ‘vërejtje’. KLD përfaqësonte plotësisht vullnetin e Sali Berishës. KLD-ja nuk pranonte asnjë kërkesë për shkarkim gjyqtarësh, me përjashtim të rasteve të rralla, kur gjyqtari arrestohej apo dënohej me vendim të formës së prerë.

Rrëfimi i Enkeleda Hoxhës përballë Metës në KLD

“Atëherë për sa i takon kundërshtimeve të mia lidhur me vlerësimin tim për periudhën e punës vitet 2007-2009 , në paraqitjen e pretendimeve të mia nuk po ndalem tek secila prej grupeve dhe kritereve që kanë të bëjnë me aftësitë profesionale juridike dhe teknike, me aftësitë organizative dhe me ato të angazhimit profesional.

Kërkoj të evidentoj disa momente për të cilat mendoj që ky vlerësim duhet të ndryshohet. Konkretisht nëse do të ndalemi tek volumi dhe ngarkesa e punës për vitet 2007-2009 në rastin konkret në vitin 2007 në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë janë gjykuar gjithsej 234 çështje gjyqësore si gjyqtare nga an ime, ku hyjnë çështje civile me palë kundërshtare, pa palë, çështje penale, çështje penale të veçanta gjithashtu dhe ato të masave të sigurimit.

Kjo deri me datë 19.11.2017 periudha ku unë u shkëputa më pas me leje lindje. Më pas në vitin 2008 në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë janë gjykuar gjithsej 2119 çështje nga të cilat 185 çështje nga ana ime kjo pasi nga data 1 Prill 2008 unë kam filluar punë pas periudhës së shkëputjes. Në lidhje me vitin 2009 dua të referoj që duke ju referuar analizës vjetore të gjykatës Krujë janë gjykuar nga ana ime 298 çështje.

Kjo në një total prej 2330 çështje pasi si trup gjyqësore ne kemi qen 8 gjyqtarë. Në lidhje me cënimet apo me momentet e prishjeve të vendimeve nga ana e Gjykatës së Apelit dhe Gjykatës së Lartë dua të dokumentoj dhe të relatoj faktin se në lidhje me cënimet dhe ndryshimet e

 këtyre vendimeve nga ana e Gjykatës së Apelit për vitin 2007 janë ankimuar si çështje të miat gjykuar nga ana ime 29 ku 15 prej tyre janë lënë në fuqi.

Për vitin 2008 janë ankimuar në total 13 çështje nga të cilat 8 vendime janë lënë në fuqi dhe në lidhje me vitin 2009 janë ankimuar 32 vendime gjyqësore nga të cilat 22 çështje janë lënë në fuqi.

Në lidhje me dorëzimin e dosjeve dhe të arsyetuara nga ana ime për sa i takon periudhës 2007-2009 nga ana ime pra bëhej dorëzimi im në sekretarinë gjyqësore kjo e evidentuar nëpërmjet inventarizimit dhe qepjes së materialeve të këtyre dosjeve.

Parë në këtë aspekt dokumentimi i të dhënave marrë nga regjistrat e dorëzimit të dosjeve gjyqësore janë të dhënat e evidentuara dhe të dorëzuara pranë kancelarisë së gjykatës Krujë.

Ndërsa nuk dokumentohet data e saktë e arsyetimit në pjesën më të madhe të këtyre gjykimeve. Gjithsesi dua të dokumentoj se në lidhje me dorëzimin e këtyre dosjeve unë kam patur vonesa kjo pasi edhe nga ana e palëve nuk janë paraqitur pretendime në lidhje me dorëzimin tej afatit ligjor të këtyre dosjeve.

Në lidhje me seminaret trajnuese në muajin tetor të 2008-ës kam marrë pjesë në një seminar organizuar nga Komisioni Evropian mbi çështjet e ligjit tregtar dhe familjar e dokumentuar kjo dhe e bashkëlidhur me materialin që unë kam përcjellë në ankesën time. Kjo me notën verbale nr. 127 të vitit 2008 të datës 06.10.2008. Për sa argumentova më lart në mënyrë të përmbledhur çmoj që vlerësimi im të ndryshohet dhe të vlerësohem “Shumë mirë”.

-Ilir Meta: Po, atëherë propozim alternativ? ..atëherë dakord, kriteri i parë kalon “Shumë mirë”. Kriteri i dytë “Aftësitë profesionale”, propozimi është “Pranueshëm”. Kush është dakord? Kush është kundër? Atëherë vlerësimi mbetet “Pranueshëm”. I treti është për kapacitetin njerëzor dhe angazhimin profesional. Vlerësimi është “Mirë” kush është dakord? Kush është kundër? Atëherë mbetet “Mirë”.

Procesverbali, Enkelejda Hoxha para Ilir Metës

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • leo leo: 13/02/2021 18:10

    gjyqtaret i kane rrenjet ethella ne vendin tone duhet te vine urgjentishtorganizmat nderkombetare ne cdo sfere dhe institucion per te luftuarkorrupsionin me keta politikane qe ka vendikurre nuk do kete drejtesi

    Përgjigju
  • raul: 13/02/2021 08:49

    Po ky ish kryetari i kld se para 2 muajsh futi gjykatese ne kushtetuese nje militante te leshelise , juriste qe nuk ishte gjyqtare pa veting jashte te gjitha rregullave. Imagjinojeni sikur Sonila Bejtja te ishte propozuar nga maxhoranca me kete performance kaq te dobet si do kushte uleritur ky burre neper ekrane si ne mitingun famekeq te 2 marsit ku fitoi urrejtjen e gjithe kombit.

    Përgjigju
  • Kristo: 12/02/2021 19:40

    Zell i madh gazetarie per te lidhur nje gjykatese te korruptuar me ku dershtaret politik te qeverise. Mbase dhe qendron dhe personat pergjegjes te hetohen. Vetem se ka disa etapa ku zhvillohet ky qerrara proces korrupsioni. Dhe gazetare investigative (kuptohet, kur ka, nese ka) lipset te gjemojne faktet. Sa te vije puna te gjykatsja, jane ca letra qe duhen bere. Duke filluar nga burgu, ose IEPV, si i thone. Pra ka nje staf IEPV dhe qe pergjegjes eshte qeveria. Dhe IEPV ka nje vartesi nga Drejtoria e Burgjeve, DPB, dhe kjo nga Minisistria e Drejtesise. Dhe gjithashtu disa marrin nga nje leter edhe nga Bashkia, si rasti i Lulzim Berishes, nga Durresi. Pra, thesi me letra mbushet nga qeveria permes organeve te saj, qendrore apo lokale. Njerez te emeruar ose caktuar prej saj. Ketij thesi me letra apo tenxhere i ve kapakun gjykatesja. Pra kjo ka vetem nje leter, vendimin. Kuptohet i rendesishem eshte. Po per thesin e letrave qe e ka pergjegjesi qeverisja si i behet? Apo ju gazetaret porfesioniste lodheni me u marre me thesin...

    Përgjigju
  • vera: 12/02/2021 19:11

    GJYQTARE PLEHRE,,,,TE DENOHET ME BURGIM TE PERJETSHEM OSE 30 VJET BURG...

    Përgjigju
  • Jim: 12/02/2021 17:45

    Dakort dihet se kush I ka mbrojtur Por nje pyetje kam Si ka mundesi qe te gjithe te denuarit qe kishin nevoje dhe mundesi per tu liruar transferoheshin ne ato vende Ku mund ta perfitonin ate? Kush ka te drejten e ketij transferimi Sa eshte pagesa per ta kryer kete?

    Përgjigju
  • Eni: 12/02/2021 17:26

    Ajo mbrohej nga Nishani, Meta, gjin gjoni, xhaferllarja e Alibeajt, dhe keta vepronin me urdher te plakut te shqup. Nuk e shkarkonin se iu duhej

    Përgjigju
    • Cungu: 12/02/2021 18:24

      Po e vertete e mbronin keta qelbeairat Nishan e Meta qe te lirinte kriminelet me bindje te majta ahahhahaha shume e bukur kjo, bravo

  • Vaso: 12/02/2021 17:25

    Kjo e kishte ulur shume pazarin deri nr 12 mije euro. Shikoni peshqit e medhej, te cilet 12 mije euro i kane si bakshish

    Përgjigju
  • Keli: 12/02/2021 17:23

    Shikoni mire se Meta duhet ti kete dhene edhe ndonje dekorate kesaj per merita ne detyre.

    Përgjigju
  • Kujtimi: 12/02/2021 17:20

    Po per mjekun si nuk ka nje fjale kishte dhe shumaaaa te papara

    Përgjigju
  • Musa Xh, qe spiunonte Jaho Cinin: 12/02/2021 17:04

    Avokati e kercenonte me jeten e femijeve nese nuk u pergjgjej Shullazit me shoke.

    Përgjigju
    • Ruli: 12/02/2021 18:00

      Po qe keshtu, t'i bente uljet e denimeve pa leke.

  • BM-LM: 12/02/2021 17:03

    Ka te drejte kjo qe te ankohet per vleresimin "mire" te ankohet.Ftoj me nderin president qe te beje nje dekret per ta nderuar me titullin "Nderi i kombit",sepse kjo i ben pune te madhe atij dhe bandes se tij,biles duhet te filloje demarshet mbase e fut dhe ne GJK qe te ndihmoje Xhaferllarin! Hajde Like,se ajo ka para te te japi jo 7 % sa do te jepte Agimi i Rrapajve por dhe 20 %.Dridhe Like e mos e humb rastin! Tregoje talentin,je apo nuk je Ali Babai i bandes lesheliste me 40 hajdutet?!E pas kesaj duhet te dekorosh,sipas keshilles se tregetares se cocaines dhe jo vetem edhe Lazer Sallakun,Arqile Bashon ne Vlore e ndonje tjeter,te cilet jane "asete" te cmuara jo vetem per sistemin e drejtesise por dhe per ty personalisht...!

    Përgjigju
  • O tej: 12/02/2021 16:56

    Jane e njejta bajge

    Përgjigju
  • Dordoleci: 12/02/2021 16:51

    Dordoleci Ilir Meta duhet urgjentisht të shkoi në burg. E mbas Ilir Metës kompania e Sali Berishës me shok shum. Po në Shqipri kto monstra jo vetëm spo shkojn në burg po dhe po e shijojn jetën me madhin e vjedhur të Shqiptarve . E më e lezeçmja kta japin dhe deklarata bombastike e harin deri aty sa sfodojn dhe Amerikën si kok kungulli Ylli Manjani kjo është e pa par se çfar ndodh në Shqipri nuk ndodh në asnjë vënd të Botës.

    Përgjigju
  • Fatisi: 12/02/2021 16:35

    Rraseni brenda kete qe te mos e shohe driten e diellit....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?