Ekskluzive/Pa Gjurme 'hyn' në burgun e Amsterdamit, gjen vlonjatin e humbur! Shpërthejnë në lot, nënë e bir komunikojnë live

23 Qershor 2022, 17:48| Përditesimi: 23 Qershor 2022, 18:54

  • Share

Gjendet vlonjati Enea Lekaj, emisioni ’Pa Gjurmë’ në Report TV zbuloi vendndodhjen e të riut në një burg të Amsterdamit. 26-vjeçari kishte ndërprerë kontaktet me familjen që prej datës 31 majit të këtij viti, ndërsa pas denoncimit bërë në program, nëna mëson se Enea ndodhej pas hekurave, por është shëndoshë e mirë. Ishte moderatorja Odeta Dume, ajo e cila do t’i komunikonte këtë lajm të mirë familjarëve. Emocione dhe lot gëzimi për Shero Lekajn, kur pas një përqafimi të ngrohtë nuk do e kishte besuar se me ardhjen e saj në studion e ’Pa Gjurmë’ do fliste të live pasditen e kësaj të enjte me të birin.

Shero Lekaj: Ju Odeta po me fshihni diçka, më tregoni çfarë ka ndodhur me tim bir?
Odeta Dume: Ne e kemi gjetur Enean. Ai është shëndoshë e mirë, por ndodhet pas hekurave. E kanë kapur me lëndë narkotike në Amsterdam.

E emocionuar nëna shpërtheu në lot, kur mësoi se është gjallë duke kërkuar çdo informacion që stafi kishte zbuluar për Enean. ‘Pa Gjurmë’ ishte lidhur me autoritetet në Holandë duke i mundësuar këtë komunikim live me Enean nga burgu.
Shero Lekaj: Alo!
Enea Lekaj: Alo!
Shero Lekaj: O zemër, o shpirti i mamit, a je mirë? Po qan? 
Enea Lekaj: Të dëgjoj nënë… jam mirë ( qan)
Enea Lekaj: Nuk më kanë lejuar për arsye të hetimeve, ndaj nuk kam mundur dot t’ju telefonoj.
Shero Lekaj: Mirë bir, gabimet rregullohen, njeriu po nuk gaboi nuk mëson asnjëherë
Enea Lekaj: Do të vish të më takosh? Hajde…nuk ka gjë, dyshime më shumë janë, janë kapur disa të tjerë…
Shero Lekaj: Do të vij mami në Holandë?
Enea Lekaj: Po mirë
Shero Lekaj: Do flasim prapë zemra mamit

Stafi i emisionit ’Pa Gjurmë’ fillimisht iu drejtua me një shkresë zyrtare Ambasadës Shqiptare në Holandë, nga ku pas përgjigjes së marr prej tyre, u zbulua vendndodhja e Eneas. Pas një investigimi të mëtejshëm u arrit që të mundësohej vënia në kontakt me autoritetet e burgut, duke mundësuar dhe lidhjen telefonike të 26-vjeçarit me nënën. Një bisedë që ndodhi në pak minuta, por që qetësoi zemrën e një nëne që rrahu fort kur i biri iu përgjigj nga ana tjetër e telefonit. 

Enea Lekaj, 26- vjeçari nga Vlora

I riu nga Vlora ndodhej në Holandë që prej muajit shtator të një viti më parë. Prej 5 muajve kishte mbetur i papunë, ndërsa i kishte skaduar edhe afati i qëndrimit 3-mujor. Kjo ishte hera e dytë për të riun vlonjat që emigronte drejt Holandës, vendin në të cilin gjithmonë kishte ëndrruar të jetonte.

 

O.D.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • refugjati: 23/06/2022 18:41

    me shum ka burgaxhinj shqiptare neper burgjet e europes per fryme se sa nga te gjith vendet e tjera. po pse zgjidhje esht ajo qe kur humb punen mersh me pislliqe? ka menyra te tjera o popull ...e pastaj kur kerrcet kallashi per prishje pazaresh fajin e ka qeverija. hajt ne te arushes te gjith ketyre gjasme viktimave te fukarallikut

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?