Ekskluzive/ Pa Gjurmë gjen 41-vjeçarin Bedri Eminaj një vit pas zhdukjes: Jam penduar, dua të kthehem pranë familjes

11 Korrik 2022, 17:41| Përditesimi: 11 Korrik 2022, 21:24

  • Share

’Pa Gjurmë’ në Report TV gjen në Fushë Krujë 41-vjeçarin e humbur një vit më parë. Bedri Eminaj u zhduk më 13 korrik të vitit 2021, ndërsa telefonoi për herë të fundit bashkëshorten nga Kruja. Babai i dy fëmijëve kishte përfunduar në situatë rruge, pasi bashkëshortja e braktisi për shkak të dhunës që ai ushtronte mbi të. Falë një telefonate që mbërriti live në studion e ’Pa Gjurmë’ u lokalizua vendndodhja e tij. Stafi udhëtoi drejt Fushë Krujës, ku u takua me dëshmitarin, ai i cili e kishte ndihmuar në veshmbathje dhe ushqime Bedri Eminajn. Prej 10 muajve 41-vjeçari bënte jetën e një endacaku. Me një karrocë të mbushur me sende të vjetra, me mjekër dhe me kapele ’Pa Gjurmë’ e takoi  Bedriun, ndërsa zhvilloi dhe një intervistë. Dukej i sfilitur nga vapa, por për të ishte kujdesur një familje nga Fushë Kruja. Për ’Pa Gjurmë’ 41-vjeçari me lot në sy tregon arsyet e largimit një vit më parë, nga banesa në Kavajë. Me zë të ulët dhe fjalëpak, ai flet për ndarjen nga fëmijët dhe jetën e vështirë si endacak pas konflikteve me bashkëshorten. Ndërsa pranon se e ka dhunuar nga xhelozia, me ndjenjën e pendesës ai kërkon kthimin pranë familjes.

’Kam gati 10 muaj që jetoj jashtë duke mbledhur kanaçe dhe duke u ndihmuar nga qytetarët. Gruaja mori fëmijët dhe iku në një pallat me qira, ndërsa mua më la pa asgjë. Ndonjëherë punonte në rrobaqepsi, ndonjëherë nëpër hotele. Unë nuk doja që ajo të punonte në hotele, dhe për arsye xhelozie e kam dhunuar. Jam penduar për këtë që kam bërë dhe më ka marr shumë malli për fëmijët. Më ka marr malli edhe për motrën e vogël në Greqi. Dëshiroj të takohemi, se di për bashkëshorten, por unë dua të bashkohem me të. Nuk e kam ndarë dhe nuk dua ta ndaj. Unë dëshiroj të bashkohem me të, por ajo nuk do. Fëmijët nuk bëjnë dot pa aprovimin e bashkëshortes. Ishallla gëzohen kur të më shohin’- shprehet me lot në sy Bedri Eminaj

Përtej kufijve të Shqipërisë, në një lidhje skype nga Greqia motra e 41-vjeçarit Luljeta Eminaj ajo e cila denoncoi humbjen e vëllait, falenderon të gjithë ata që ndihmuan për gjetjen e tij.

’Jam shumë e lumtur që ma gjetët vëllanë. Shëndeti i tij nuk është edhe aq mirë, kur fola ishte shumë I lodhur. Ju falenderoj juve dhe zotërinë që i ka qëndruar afër. Me bashkëshorten ka folur, por me fëmijët nuk e di nëse ka komunikuar. Sapo fola me tim vëlla vetëm kemi qarë. Ai nuk ka ku të shkojë, ishalla bashkohet me familjen, se gjendja e vështirë ekonomike dhe nga pija e shkatërruan’- u shpreh e motra

Çifti me origjinë nga Golloborda, prej vitesh jetonin në qytetin e Kavajës. Fillimisht marrëdhënia mes tyre ishte e qetë, por gjithçka u shkatërrua kur 10 vite më parë Bedriu krahas konsumimit të alkoolit u bë edhe një person i dhunshëm. Ai kreu edhe 3 vite burg me akuzën ’dhunë në familje’, ndërsa përfundoi në mes të katër rrugëve ditën që bashkëshortja bashkë me fëmijët e braktisën nëntorin e vitit 2020.

 

 

O.D.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 12/07/2022 00:39

    Keshtu jeni te gjithe ju,qani,ankoheni,<<pendoheni>>,<<premtoni>> se do te ndryshoni,beheni //engjej//,por ne fakt jeni te njejtet dhe keni per t'u sjelle njelloj ne rastin me te pare qe do t'ju jepet.Gruaja te njeh mire sa vlen,prandaj s'te pranon me,por edhe ne kete gjendje nuk mund te lihesh.Shteti duhet te siguroje,nje pune dhe nje strehez per persona si keta.

    Përgjigju
    • Kërrici Sales: 12/07/2022 09:45

      E paske nga eksperienca ti Iris?

  • emri: 11/07/2022 19:28

    shume here e kam ndihmuar ne fushekruje kte duke i dhene lek,nuk duhet permend bamiresia por njehere qe bera muhabet me te mu duk njeri i mire dhe i thoja te kthehet nga familja e tij gjithsesi se dija qe eshte si i humbur se do e kisha raportuar me kohe kte gje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?