Ekskluzive/ Zv. Presidenti i Partisë Socialiste Evropiane e konfirmon: Ilir Meta nuk është më i dëshiruar në kongresin tonë, është aleat me Berishën

6 Tetor 2022, 16:31| Përditesimi: 7 Tetor 2022, 07:32

  • Share

Partia Socialiste Evropiane konfirmon se nuk dëshiron të ketë mes të ftuarve të tyre në Kongresin që do të mbahet në Berlin me 14 dh e 15 tetor, Ilir Metën në cilësinë e liderit të Partisë së Lirisë. Pas e-mailit të publikuar ekskluzivisht nga Report TV dhe përpjekjes për përgënjeshtrim nga ana e PL-së që akuzoi gazetarët tanë se shpërndajnë fake news të fabrikuara nga kundërshtarët e tyre politikë, konfirmimi i vërtetësisë së lajmit dhe të dokumentit të e-mail nga ne vjen për Report TV nga Giacomo Filibek, zëvendespresident i PES.

Përmes një lidhje telefonike nga Praga, ku po merr pjesë në takimin e Komunitetit politik Evropian, Filibek konfirmoi për Report TV se e ka dërguar atë mail: "Nuk e kam idenë nëse adresat mail ishin të gabuara apo të sakta - sqaroi - por ju konfirmoj se Ilir Meta nuk është më i ftuar i dëshiruar në kongresin tonë si shkak i vendimit të tij për t'u bërë aleat me Sali Berishën".

Sali Berisha, i deklaruar person "non grata" nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe, duket se është futur në listën e zezë edhe të gjithë kancelarive evropianë.

''Por Ilir Meta deklaron se nuk ka pasur asnjë qëllim për të marrë pjesë në kongresin tuaj”, e pyesim.

 "Kjo nuk është e saktë, e megjithatë nuk ka asnjë rëndësi - përgjigjet - në të shkuarën ai është ftuar gjithnjë si i mirëpritur, herën e fundit në Kongresin e Lisbonës në dhjetor 2018 dhe ai ka pasur gjithnjë interes të mbajë marrëdhënie të mira me ne. Tani gjërat kanë ndryshuar dhe ai nuk është më i ftuar të marrë pjesë për shkak të pozicionit të tij të ri politik''.

Që fakti se Ilir Meta është përjashtuar nga Kongresi i ardhshëm i Partisë Socialiste Evropiane është i vërtetë e ka konfirmuar përmes një përgjigje interesimit të Report Tv edhe zëdhënësi i PES, Robin Murphy. Murphy konfirmoi ekskluzivisht për Report Tv dhe Shqiptarja.com se Meta nuk është i mirëpritur në Kongresin e tyre që do të zhvillohet javën e ardhshme, edhe për shkak të të deklaratave publike mbështetëse të fundit të z. Meta ndaj kampeve populiste e nacionaliste në Evropë. Madje në përgjigje Partia Socialiste Evropian, duke cituar Zëvendëssekretari e Përgjithshëm të PES, Giacomo Filibeck thotë se nuk mund të ketë vend atje për liderët që u dëshirojnë sukses forcave të ekstremit të djathtë, anti-evropiane.

Kujtojmë se paraditen e sotme Report Tv raportoi se aleanca me Sali Berishën, i ka mbyllur një derë Ilir Metës në arenën ndërkombëtare, pasi për shkak të koalicionit dhe partneritetit me Sali Berishën, një njeri i shpallur 'Non Grata' nga SHBA dhe Britania e Madhe, ai është përjashtuar nga Kongresi i Partive Europiane Socialiste që pritet të mbahet në 14-15 tetor ne Berlin. Report Tv siguroi emailin që kishte ardhur në drejtim të Partisë së Lirisë. 

Partia e Lirisë ka nxituar që ta përgënjeshtrojë emailin qe Report Tv ka publikuar, mirëpo në fakt nuk kanë bërë gjë tjetër përveç se e kanë KONFIRMUAR. Vetë Tedi Blushi, sekretar i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, ka publikuar e-mailin në të cilën mund të kuptohet fare qartë që ata janë në dijeni të një e maili të tij, sepse ato kanë publikuar një foto që nuk është e njëjtë me atë që është publikuar nga Report Tv. 

Ora 19:21
Ilir Meta ‘non grata’ në Kongresin e PES, përgjigja zyrtare për Report Tv: Ka mbështetur forcat nacionaliste, populiste dhe anti evropiane

Fakti që Ilir Meta është përjashtuar nga Kongresi i ardhshëm i Partisë Socialiste Evropiane është i vërtetë e ka konfirmuar përmes një përgjigje interesimit të Report Tv edhe zëdhënësi i PES, Robin Murphy. Murphy konfirmoi ekskluzivisht për Report Tv dhe Shqiptarja.com se Meta nuk është i mirëpritur në Kongresin e tyre që do të zhvillohet javën e ardhshme, edhe për shkak të të deklaratave publike mbështetëse të fundit të z. Meta ndaj kampeve populiste e nacionaliste në Evropë.

Madje në përgjigje Partia Socialiste Evropian, duke cituar Zëvendëssekretari e Përgjithshëm të PES, Giacomo Filibeck thotë se nuk mund të ketë vend atje për liderët që u dëshirojnë sukses forcave të djathta, anti-evropiane.

Përgjigja e plotë

Po, mund të konfirmoj se PSE së fundmi i shkroi z. Ilir Meta në lidhje me Kongresin tonë të ardhshëm.

PSE është një familje politike me krenari progresiste dhe pro-evropiane. Ne bashkojmë partitë socialiste, socialdemokrate, demokratike dhe të punës nga e gjithë BE-ja dhe fqinjët e saj.

Pas deklaratave publike mbështetëse të fundit të z. Meta ndaj kampeve nacionaliste e populiste në Evropë, lidershipi i PSE vlerëson se zoti Meta nuk është i mirëpritur në Kongresin e ardhshëm të PES. Nëse dëshironi një citat për raportimin tuaj, jam i lumtur t'ju jap këtë citim nga Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i PES, Giacomo Filibeck.

Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i PES, Giacomo Filibeck tha:

"Familja e PES do të mblidhet në Berlin javën e ardhshme për të ndarë vizionin tonë për një Evropë progresive, të bazuar në vlerat e demokracisë, lirisë, barazisë, paqes dhe drejtësisë. Nuk mund të ketë vend atje për liderët që dëshirojnë sukses forcave të djathta, anti-evropiane”.

Besoj se kjo është një përgjigje mjaftueshëm ndaj pyetjeve tuaja, por mbetem në dispozicion nëse kërkohet sqarim i mëtejshëm.

Përgjigja e zëdhënësit të PSE, Robin Murphy
K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • DERDIMENI BULES Rexhep Bule Leka [ kepi ]: 07/10/2022 09:06

    O Ilir Metaj spiuni hajdut i pa skrupullt po hik mor bur nga politika se mjaft probleme i ke sjell kti kombi kaq të vuajtur. Po lëre mor zotni ktë komb të shofi 2 dit të bardha. Se mjaft e keni : vrar, vjedhur, e dekdisur në gjith Botën.

    Përgjigju
  • Iris: 07/10/2022 02:52

    Nuk eshte se iu ndalua Evropa,vetem pjesemarrja ne nje kongres te rendomte iu ndalua.Me pelqeu shpjegimi pse nuk u ftua.Sikur te ishte shkak vetem Berisha do t'a quaja te pamjaftushem per te mos thene te kote dhe te pajustifikuar,por fakti qe Likja e pesoi per mekatet e veta dhe jo thjesht per aleancen me Berishen,e ben kete ceshtje shume interesante.

    Përgjigju
  • abc: 07/10/2022 01:49

    iku qeni i skraparit,,shkoi ne cepan....bashke me moniken e tit vasil..... ..

    Përgjigju
  • Thkrapari: 06/10/2022 23:29

    Anani o shoke cfar na gjeti i bene mutin ketij tonit.O Like na fike.

    Përgjigju
  • AltinTop: 06/10/2022 18:46

    Shum i rende si lajm, mjafton qe ekonomia po rritet cdo dite dhe krimi po bie cdo dite e me shume… se kjo qe i paska ndodhur Likes do kete kosto per shqiperine dhe mbare rajonin.

    Përgjigju
  • Bobo: 06/10/2022 17:58

    Cna gjeti shkoi Likja ne te semes…!

    Përgjigju
  • gbeni: 06/10/2022 17:47

    hahaha hahaha na kenaqet, godietj e rende sshume, shume forte

    Përgjigju
  • Klodi: 06/10/2022 17:35

    Po me dhimbset likja se kishte marr super xhiro hahahah

    Përgjigju
  • Sokol: 06/10/2022 17:34

    Tani shihemi kur te marresh e ti “grata” si orgaku jot o like hahahaha

    Përgjigju
  • Igli: 06/10/2022 17:33

    Sa shume shkojn bashk tani …saliu non grat e ky nuk pranohet mo ne rrethin politik europian

    Përgjigju
  • andi: 06/10/2022 17:26

    i erdhi dita dhe ilirit per ta pesuar

    Përgjigju
  • klea: 06/10/2022 17:26

    bravo keshtu ta deboni kriminelin

    Përgjigju
    • Drejtesia popullore: 07/10/2022 01:34

      Nuk dihet ke kane erjashtuar, Ilir Meta apo Ilir Metaj. I ka marre masat qerratai, nuk ja hedh kollaj, me dy idenditete. E ku pjerdh Likja, Likja i ka krijuar keto organizata nderkombetare, kur ishte 10 vjec. Po te doje i prish tani. Atij i duhen operacione plastike, shkollat e femijeve dhe mundesisht te punojne ketu ne vendet me te mira, te komandojne, i duhen vila, banjo per macet, para me shumice, flori i vjedhur. Dhe sic tha, do i hedhi ne gjyq dhe tha qe te gjitha gjyqet i ka fituar. Le te shkoje ne Cepan tani te thyeje gure.

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?