VIDEO nga vrasja në Tiranë! Biznesmeni nxjerr armën dhe vret vëllanë e kunatën në agjenci! Largohet i qetë në këmbë, kthehet për të parë viktimat

30 Gusht 2022, 19:50| Përditesimi: 30 Gusht 2022, 22:22

  • Share

TIRANË-Report Tv ka siguruar videon ekskluzive nga momenti kur biznesmeni Arsen Muskurti ka shkuar në biznesin e vëllait dhe kunatës se tij, Dritan dhe Nora, i ka vrarë dhe me qetësi maksimale është larguar nga vendi i ngjarjes. E gjithë vrasja ka ndodhur në më pak se 2 minuta (1 min e 42 sekonda), ku autori Arsen Muskurti ka nxjerrë armën nga brezi sapo ka hyrë në dyqan, ka pasur një debat të shkurtër dhe menjëherë ka qëlluar me 5 plumba duke lënë të vdekur në vend vëllanë dhe kunatën.

Me qetësi maksimale, si të ishte një klient është larguar i qetë në këmbë. Pak sekonda më pas në dyqan janë futur fqinjët të cilët kanë dëgjuar të shtënat me armë duke parë 2 viktimat të shtirë në tokë. Vetëm pas pak çastesh, autori u kthye sërish në vendin e ngjarjes, u afrua tek xhami i agjencisë për të parë nëse viktimat ishin gjallë apo jo dhe u largua.

Agjencia turistike dyshohet të jetë edhe shkak i kësaj vrasjeje.  Dy vëllezërit kanë qenë ortakë në Agjencinë Turistike, por më pas ishin ndarë dhe kjo ndarje e biznesit dyshohet se ka qenë dhe shkaku i këtij konflikti. Mirëpo ky nuk ishte konflikti i vetëm, pasi autori me anë të statuseve në rrjetet sociale i akuzonte se 2 viktimat kishin krijuar profile false për të sharë hoxhallarët, gjë që për autorin ishte e papranueshme. Ai ishte predikues i fesë islame, teksa për arrestimin e tij shkoi edhe RENEA për shkak se kishte dyshime që ishte radikal dhe përbënte rrezikshmëri për persona të tjerë. Arsen Muskurti u kap teksa po tentonte të arratisjes drejt Dibrës, në vendin e origjinës.

Ngjarja ndodhi pasditen e kësaj të marte rreth orës 16:40, në rrugën "Islam Alla", afër ‘Myslym Shyrit’, një prej zonave më të frekuentuara në kryeqytet, ndërsa autori nuk ishte një person i panjohur. Ai është biznesmen, pronar i dyqaneve të ‘Natyral Vita’, një biznes i cili sipas burimeve kishte pasur kohët e fundit probleme financiare.

Dyshja konfliktoheshin çdo ditë, edhe për parkimin e makinave, duke qenë se jetonin me shtëpi në zonën e Alliasit. Duket se kjo ngjarje e kishte fundin e pritur, pasi ka dhe denoncime nga vëllezërit kundër njëri-tjetrit.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ymeri: 30/08/2022 23:02

    C'JANE KETA MASKARENJ MORE ,,, A VRITET VELLAI GJAKU YT,,,TE VARET NE LITAR,,,,EDI RAMA MOS LEJO MALOKET TE VIJNE NE TIRANE SE SHIKO SE C'FARE BEJNE,,,,NUK ESHTE KOT SHPREHJA KATUNAR TRU-PARUR SHEHERLI NUK BOHESH KURRE.....

    Përgjigju
    • Ela: 31/08/2022 18:01

      Po I solli Saliu jo Edi , dhe thuaj Ku i Marrin armet po ju a dha Sala pra ne 1997 a Nuk organizoj kryengritjen qe coj verioret ne vl ore per te shtypur Protestant dhe per te crate popullin ja pra ky asht Sali Berisha.

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?