EKSKLUZIVE/ Ushtria dhe Policia nga nesër në terren, verifikim të ardhurve nga Italia që nuk respektojnë vetëkarantinën

11 Mars 2020, 12:20| Përditesimi: 11 Mars 2020, 14:21

  • Share

TIRANË- Nga nesër Ushtria dhe Policia e Shtetit do të zbresin në terren për të gjithë qytetarët e "pabindur" që nuk vetëkarantinohen, edhe pse kanë ardhur nga Italia.

Një vendim i tillë është marrë ditën e sotme, të cilën Report Tv e mëson ekskluzivisht, ku bëhet fjalë për ngritjen e postoblloqeve në lagjet ky jetojnë qytetarët të cilët kanë një histori udhëtimi në Itali dhe nuk vetëkarantinohen për 14 ditë ose e shkelin atë.

Bazuar të dhënave që janë marrë nga sistemi i TIMS, qytetarët do të jenë në monitorim të vazhdueshëm nga policia dhe ushtria, të cilët nëse nuk vetë-karantinohet atëherë do të bëhet izolimi i tyre i detyrueshëm në shtëpi, ose në karantinën që është vënë në dispozicion në Konvaleshencë.

Ky vendim vjen me qëllim që të mos u lihet gjithçka në dorë qytetarëve, ku nisur nga 12 rastet që janë konfirmuar deri më tani nga Ministria e Shëndetësi, 8 kanë qenë si pasojë e kontaktit me pacientit 'zero', tashëm të shtruar tek infektivi.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Soni: 11/03/2020 13:17

    Po por ne pune jemi te detyruar te veme dhe kemi besoj jemi shum te rezikuar..po do bejme te pamunduren

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?