Gjykata e Lartë

EKSKLUZIVE/ Gjyqtarët e shkallës së parë dhe të apelit rimarrin pasaportat diplomatike e ato të shërbimit! Fitojnë ‘betejën’ me Qeverinë në Gjykatën e Lartë

12 Maj 2022, 16:03| Përditesimi: 12 Maj 2022, 16:43

  • Share

Gjykata e Lartë ka marrë një vendim, duke u dhënë të drejtë gjyqtarëve të shkallës së parë dhe të Apelit dhe u ka rikthyer pasaportat diplomatike dhe ato të shërbimit. Qeveria ua kishte hequr që nga janari 2020.

Dy vite beteje gjyqësore, shoqata e gjyqtarëve fiton me vendim të gjykatës së lartë të drejtën për tu pajisur me pasaporta diplomatike dhe shërbimi. Qeveria u hoqi atyre në janar 2020 këtë privilegj, ndërsa padia u bë në gjykatë nga shoqata e gjyqtarëve përfaqësuar nga gjyqtari Erion Bani.

Bani njëherazi gjyqtar në gjykatën e posaçme e dërgoi ankimin rekurs në gjykatën e lartë e cila u dha atyre të drejtë. Me këtë vendim pasaportat u rikthehen gjyqtarëve të shkallëve të para dhe apelit në të gjithë vendin.

Gjyqtarët kërkuan konstatimin e cënimit të statusit të gjyqtarit nëpërmjet heqjes së pasaportës së shërbimit me Vendimin e Këshillit të Ministrave të datës 12 qershor 2019, që hyri në fuqi pas 6 muajsh.

Një tjetër argument i gjyqtarëve në këtë padi ishte edhe neni "138" i Kushtetutës ku sipas tyre flet për ta dhe statusin e tyre duke garantuar përfitimet dhe të drejtat që ju rrjedhin nga ky status. Ky vendim i qeverisë preku një sërë kategorish që kishin këto privilegje ndërsa reforma u ndërmor nga Ministria e Jashtme e cila së pari preku targat diplomatike, konsujt e nderit e më pas pasaportat e shërbimit dhe ato diplomatike.

Heqja e pasaportave diplomatike për 350 persona, mes tyre ish-deputetë që u ka mbaruar mandati ose gjyqtarë që nuk kanë kaluar procesin e vettingut, shoqëruesve të zyrtarëve ka qenë një vendim i marrë nga ministri i sapoemëruar atëherë në Punët e Jashtme, Gent Cakaj, vendim që kaloi në Këshillin e Ministrave disa muaj më vonë.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Një: 13/05/2022 07:17

    Një vendim që përforcon atë pë dihet nga të tërë, kemi drejtësinë më të korruptuar në rajon.

    Përgjigju
  • nandi: 12/05/2022 21:58

    shume mire. nepunesit e sitemit te drejtesise kane nevoje per benefite te tilla.

    Përgjigju
  • Tim: 12/05/2022 19:47

    Cfar lidhje kan kto me pashaportat diplomatik a jan ne terezi kto budallenj Zot na ruaj nga budallenjt

    Përgjigju
  • ky eshte kulmi: 12/05/2022 18:39

    Po ky eshte kulmi. Be cilin vend te Botes Pare, te Dyte apo te Trete keni degjuar se gjyqtareve i jepen pasaporta diplomatike. Kjo eshte per ti dhene mundesi per te rreshkit ne cdo lloj situate .... Ne perendim po jetojme por nje gje te tille nuk e kisha degjuar.

    Përgjigju
  • Askushi: 12/05/2022 18:35

    Se kuptoj për çfarë motivi ju duhen pasaporta diplomatike. Filluan me avazin e vjetër dhe këta. Na rroftë drejtësia e re.

    Përgjigju
  • Bravo: 12/05/2022 17:49

    Ka ndonjë gjyq që nuk e ka humb kjo qeveri?

    Përgjigju
  • zaku: 12/05/2022 17:43

    Ahaaaaa sa qesharake, pse cfar prisnit ju qe hajduti te mos mbroi hajdutin.....

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 12/05/2022 16:09

    Hajt shqiptare të Shqiperise ju koftë dheu i lehte per drejtesine e re.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?