Ekskluzive/ Report Tv sjell pamjet me dron të protestës para Kuvendit! Shikoni pjesëmarrjen e ulët

5 Shkurt, 17:46| Përditesimi: 5 Shkurt, 19:31

  • Share

 

Report Tv sjell  ekskluzivisht pamje me dron të protestës së thirrur sot pasdite para kuvendit. Pamjet tregojnë pjesëmarrjen e ulët të mbështetësve në protestën e thirrur nga Sali Berisha dhe partia e tij.

Tashmë mbështetësit janë të vetëdijshëm se protestat thirren për fatin e tij dhe të dhëndrit Malltezi.

Një numër i vogël mbështetësish, u grumbulluan para ambienteve të parlamentit të cilët në disa momente u përplasën me policinë dhe hodhën flakadanë e shpërthyen kapsollë. Më pas atyre iu bashkuan deputetët e Rithemelimit të cilët mbajtën fjalim para tyre. Pasi protestuan për rreth 60 minuta, ata marshuan në drejtim të banesës së Sali Berishës ku ish kryeministri paralajmëroi një tjetër protestë më 20 shkurt. Pjesë e marshimit ishte dhe Gazment Bardhi edhe deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili. 

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Karlo: 05/02/2024 19:29

    Kaq ne siklet jeni saqe e keni cu dronin ne hene

    Përgjigju
  • Lesh e li: 05/02/2024 18:19

    Kaq persona i gjen ke locali zenit...sa posht partija qe duheg te sillte demokracine por u be parti per interesa familjare te shpellarit te vicidollit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?